Lajme

Publikohet sondazhi i “Reuters”, kush po fiton në SHBA?

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:22 / 24 July 2024

Kamala Harris është përpara Donald Trump, 44 me 42 për qind të votave. Kështu thotë një sondazh i fundit i përgatitur nga “Reuters” dhe kompania IPSOS, i publikuar nga faqen e internetit të agjencisë së lajmeve.

Anketa është kryer mes votuesve të regjistruar dhe ka një marzh gabimi prej 3 për qind. Ky është sondazhi i parë pas tërheqjes së Joe Biden.

Ndërkohë, në një garë treshe, Harris udhëheq me 42 për qind të votave kundrejt 38% të miliarderit dhe 8 për qind të Robert F. Kennedy.