Lajme

Publikoi foto nga Tirana, Xheneta kapet ‘mat’ me ish-banoret e Big Brother duke…

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
4:29 / 26 January 2025

Pak minuta më parë, finalistja e Big Brother VIP Kosova, Xheneta, ka postuar një foto nga Tirana që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj.

Fotografia e publikuar ngjalli debata në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës vënë në dyshim se ajo mund të jetë duke u përgatitur për të hyrë në edicionin e ri të Big Brother Albania, përballë ish-të dashurit të saj, Gjesti, i cili aktualisht ndodhet aty.

Gazeta Insajderi, duke i ndjekur zhvillimet, ka arritur të sigurojë një fotografi tjetër që tregon Xhenetën në një lokal të njohur në Prishtinë, në shoqërinë e dy ish-banorëve të Big Brother VIP Kosova, Ilirianës dhe Brikenes.

Kjo situatë ka shtuar edhe më shumë spekulime mbi mundësinë që Xheneta të kthehet në ekran.

Reagimet nga ndjekësit e saj kanë qenë të shumta, ku disa prej tyre e nxorën në pah emocionin e përzier mes vajzës që ende mban disi lidhje me Gjestin dhe pamjes së saj tërheqëse në Tiranë.

Shiko fotot: