Lajme

Punësimet familjare në Pejë, opozita hedhin akuza ndaj Gazmend Muhaxherit dhe Xhavit Halitit: Korrupsion e nepotizëm

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:48 / 19 September 2024

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Pejë ka hedhur akuza të mëdha në drejtim të pushtetit komunal, përkatësisht LDK-së dhe PDK-së.

Në reagim thuhet se “Ky sistem i kapur përfaqëson vetëm interesa të miqve dhe të afërmve të Gazmend Muhaxherit e Xhavit Halitit. Profesionistët e qytetarët e Pejës, mbesin të papunë e të pashpresë!

Reagimi i plotë:

KOALICIONI I VJETËR- KORRUPSION E NEPOTIZËM- GAZMEND E XHAVIT!

A ka mbetur ndonjë vend pune në Komunë që nuk ndahet mes tyre?

Në dy konkurse të hapura janë zgjedhur fitues familjarët e dy drejtoreshave të Komunës së Pejës nga LDK. Dy zyrtarë të lartë. Më saktësisht, Egzon Mullarama, bashkëshorti i drejtoreshës për Administratë, Nita Panduri Mullarama. E dyta, Elodijana Mujaj Spahija, motra e drejtoreshës për Mirëqenie Sociale, Albulena Mujaj Bajraktaraj.

Për më tepër, Xhevahire Çeku Kelmendi, asambleiste në Komunë nga PDK është zgjedhur kandidate fituese në konkursin për inspektore tregu.

Ky sistem i kapur përfaqëson vetëm interesa të miqve dhe të afërmve të Gazmend Muhaxherit e Xhavit Halitit.

Profesionistët e qytetarët e Pejës, mbesin të papunë e të pashpresë!