Lajme

Punonjësit e sektorit privat kërkojnë të përkrahen financiarisht, sikurse sektori publik

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:10 / 7 November 2022

Raporti:Arza Kastrati/Kanal10

Përfaqësues të punëtorëve të sektorit privat thonë se Qeveria e Kosovës po vazhdon ta diskriminoj këtë sektor. Me pakon e qeverisë kundër inflacionit, punëtorët e sektorit publik janë ndihmuar me nga 50 euro për tre muaj, por jo edhe punonjësit e sektorit privat. Ditë më parë, qeveria ka thënë se nuk do të ketë subvencionim për këtë kategori të punëtorëve, shkruan Kanal10.

Me pakon kundër inflacionit, Qeveria e Kosovës ka vendosur t’u dalë në ndihmë punonjësve të sektorit publik me 50 euro për tre muaj, por jo edhe për ata të sektorit privat.

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka thënë se po vazhdon diskriminimi i qeverisë ndaj tyre.

Azemi këtë vendim e ka quajtur më skandalozin të kësaj qeverie që nga ardhja në pushtet.

Kurse, Liridon Alidemaj, ekspert i burimeve njerëzore ka thënë se qeveria duhet urgjentisht të bëjë ndonjë plan që ta ndryshojë qasjen me punëtorët e sektorit privat.

Flamur Smajli, menaxher i një restoranti në kryeqytet ka thënë se masa e qeverisë për sektorin privat ka qenë jofunksionale dhe diskriminuese.

Në pakon kundër inflacionit, secili biznes që i rritë pagat e punëtorëve, parashihet subvencionimi i 50 për qind të rritjes së pagës për punëtorë, maksimumi 100 euro për tre muajt e parë.

Në shtator, Qeveria e Kosovës ka prezantuar pakon e re kundër inflacionit, me të cilën punëtorët e sektorit publik janë mbështetur me 50 euro për tre muaj.