Bota

Putin del për herë të parë nga Rusia që nga 24 shkurti, viziton Turkmenistanin

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:26 / 29 June 2022

Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, mbërriti në Ashgabat për të marrë pjesë në Samitin e VI të Kaspikut, njoftoi qendra e shtypit.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka bërë vizitën e tij të parë zyrtare që prej nisjes së pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt.

Putin ka mbërritur në kryeqytetin e Turkmenistanit, ku u prit nga ministri i Jashtëm turkmen, Rashi Meredov, ku do të marrë pjesë në Samitin e Vl të Kaspikut, që do të mbahet këtë pasdite.

Më herët, presidentët e Azerbajxhanit, Iranit dhe Kazakistanit tashmë kanë mbërritur në Ashgabat.

Krerët e të pesë shteteve të Kaspikut do të marrin pjesë në samitin, i cili është planifikuar për pasdite.