Lajme

Pyetësor: A jeni dakord me Albin Kurtin?

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:29 / 23 July 2024

NGA SKENDER KAPITI

Duke vështruar realitetin shqiptar në të dy shtetet shqiptare, faktin se në Shqipëri ka pllakosur korrupsion i jashtëzakonshëm gjithë institucional politik dhe qeveritaro-shtetëror, dhe tjetrin që Kosova sot po përballet ashpër jo vetëm me politikën dhe me makinerinë shtetërore të Serbisë dhe aleatët e saj, por dhe me opozitën e me ndërkombëtarët, si dhe për faktin tjetër që Kosova nuk ka në mbështetje as qeverinë e Tiranës, atëhere është detyrë patriotike në radhë të parë e intelektualëve, si dhe e gazetarëve dhe opinionit, që ta mbështesin qeverinë e përgjegjshme  të Albin Kurtit. Dhe për këtë arsye po i drejtoj publikut këtë pyetësor.

Për t’u përgjigjur këtij pyetësori po bëj disa pyetje dhe ftoj që edhe të debatohet për pikat e pyetjet e mëposhtme edhe në mënyrë krahasimore me paraardhësit e Kurtit; edhe në ballafaqim me opozitën politike dhe mediat në Kosovë, si dhe mediat dhe me politikën e Tiranës:

A jeni dakord me politikën e Albin Kurtit, me politikën e reciprocitetit në marrëdhëniet me shtetet e tjera dhe me Serbinë?

A jeni dakord me politikën e hapur, transparente, të drejtpërdrejtë dhe të sinqertë të Albin Kurtit me publikun shqiptar, me votuesit, me shoqërinë shqiptare edhe me aleatët ndërkombëtarë?

A jeni dakord me Albin KURTIN , si kryeshërbëtor i popullit, si i pakorrupuar dhe si i pakompromis me korrupsionin dhe as me interesat korruptive të politikës, të oligarkëve dhe të mediave?

A jeni dakord me politikën shtetërore aspak inferiore dhe të dinjitetshme që ndjek Kryeministri i Kosovës në ndërtimin e shtetit ligjor, në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe të shtrirjes dhe të vendosjes së sundimit të ligjit dhe të sovranitetit e legjitimitetit shtetëror në të gjithë territorin e Kosovës?

A jeni dakord me politikën triumfatore të Albin Kurtit kundër planeve dhe presioneve në dëm të interesave të Kosovës, copëtimit të Kosovës dhe kundër projektit të Open Ballkanit?