Lajme

Pyetet nëse ka bërë ndonjë pikturë të Kiarës shtatzënë, Kristi Aliaj befason me një portret të frikshëm

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:35 / 10 May 2024

Ish-konkurrenti i njohur i Big Brother VIP Albania 2, Kristi Aliaj, së fundmi ka vendosur të komunikojë me ndjekësit e tij në një mënyrë të veçantë.

Nëpërmjet një bisede virtuale në Instagram, Aliaj ka zgjedhur të përgjigjet në pyetjet e fansave të tij – disa prej tyre mjaft pikante.

Një pyetje e tillë, e cila ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, ishte: “A ke bërë ndonjë pikturë të Kiarës shtatzënë?”.
Për t’u përgjigjur, Kristi ka zgjedhur një mënyrë shumë origjinale – pa përdorur asnjë fjalë. Në vend të saj, ai ka postuar një pikturë të tmerrshme që nuk i ngjason fare Kiarës.

Piktura ka një vajzë që shfaqet mjaft e frikshme dhe jo në përputhje me imazhin e Kiarës.
Ky postim ka rritur më tej kuriozitetin dhe debatin në rrjete sociale, duke i dhënë zjarr marrëdhënieve të tashmë të tensionuara mes Kristit dhe duos së njohur Kiara-Luiz Ejlli.

Gjatë qëndrimit në BBVA, raportet mes Kristit dhe këngëtarit shkodran kanë qenë të ftohta dhe të mbushura me përplasje të ashpra.