Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj thotë se ka informacione se Presidentja e Kosovës,- Vjosa Osmani, e ka marrë vendimin që zgjedhjet në komunat veriore të shtyhen për shkak se nuk ka kushte të sigurisë.
Qalaj tha në T7 se Osmani është duke e paketuar vendimin që ta arsyetojë para qytetarëve
“Problemin tani e kemi që është një moment shumë i rëndësishëm, që lidhet me zgjedhjet. Jam i sigurt 100% që zgjedhjet do të shtyhen, madje me informatat që i kam unë, e di që presidentja e ka marrë vendimin për shtyrjen e zgjedhjeve, mirëpo këtë vendim s’e dimë se si do ta paketojë dhe ta arsyetojë”, ka thënë Qalaj.
Ai mendon se veprimet e fundit policore janë matje e pulsit për ta krijuar raportin arsyetues që presidentja t’i shtyjë zgjedhjet
“Edhe aksioni i para dy ditëve, policia bashkë me KQZ-në që shkuan në Zubin Potok dhe provuan të shkojnë në Mitrovicën veriore, për mua ishte një prekje pulsi se si do të reagojnë bandat kriminale atje, dhe ta bëjnë pastaj një vlerësim për presidenten e vendit”, ka deklaruar ai, duke shtuar dërgimi i forcave policore sonte në veri është i vonuar.