Lajme

Qarri: Edi Rama po pret të shoh ndonjë spektakël të mundshëm sipas qejfit të tij, për t’u prononcuar siç e ka zakon ai në favor të Vuçiqit

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:02 / 14 August 2024

Analistit Gani Qarri, Edi Rama po pret të shoh ndonjë spektakël të mundshëm sipas qejfit të tij, për t’u prononcuar siç e ka zakon ai në favor të “sivëllait” Vuçiqit.

Greqizmi i Shqipërisë së Jugut, e veçanërisht në Himarë dhe pasojat që ia ka shkaktuar turizmit shqiptar, sipas Qarrit, janë arsyeja kryesore pse po hesht Rama

“Derisa Kosova po bënë përgatitjet e fundit për hapjen e urës së mbyllur që prej përfundimit të luftës më 1999, kurse KFOR-i, nga ana tjetër nuk është deklaruar pro dhe qëndron i pozicionuar me trupat e misionit paqeruajtës të NATO-s, në urë dhe përreth saj, duket se Rama po pret të shoh ndonjë spektakël të mundshëm sipas qejfit të tij, për tu prononcuar, siç e ka “zakon” ai, në favor të sivëllait Vuçiq dhe Serbisë hegjemoniste. Shto kësaj faktin tjetër se me lejimin e greqizimit të Shqipërisë së Jugut e veçanërisht në Himarë, e Edi Ramës i ka nxjerr shumë kokëqarje vetes, pa harruar qëndrimet e tij të hapura pro Serbisë, me të cilat ai ka shkaktuar edhe mos durim, për të mos thënë edhe armiqësi, të dukshme ndërmjet shqiptarëve, sa që, një numër i konsideruar i shqiptarëve të Kosovës, duke u ndjerë të tehuajësuar dhe përbuzur, në Shqipëri, këtë vit kanë zgjedhur që edhe pushimet, ti kalojnë në vende tjera. Prandaj, kjo është vetëm njëra nga pasojat që Rama i shkaktoi turizmit shqiptar e besoj se edhe arsyeja kryesore pse po hesht, Rama dhe Shqipëria në raport me ndonjë qëndrim pro apo kundër hapjes të Urës së Ibrit”, thekson Qarri.

Rama duhet të kuptojë se me deklaratat e tij megalomane kundër Kosovës po i bën dëme të dyja vendeve, thotë Qarri.

“Për aq më tepër, megjithëse ka filluar apo jo, ta kuptoj Rama, nuk e di, por do të ishte mirë, për atë personalisht dhe shumë më mirë për Shqipërinë, që as mos ti nënçmojnë dhe as të mos i fyejnë e ofendojnë shqiptarët e Kosovës dhe shtetin tonë të ri, sepse sot ka oferta shumë më atraktive për të bërë plazh dhe turizëm gjithandej dhe me kushte e çmime shumë më të volitshme se në Shqipëri, madje edhe pa ngarkesa me taksa ekstra për rrugë, siç u ka vendosur taksa astronomike Edi Rama vetëm kosovarëve, 20 euro vajtje ardhje për vetëm 30-35 kilometra autostradë, përderisa në Zvicër me 40 franga, e ke të paguar për gjithë vitin, taksën rrugore dhe s`ke nevojë, të paguash sa herë hyn e del nga Zvicra, siç ndodhë në Shqipëri. Andaj, nëse Edi Rama ende nuk ka filluar ta kuptojë se me deklaratat e tij megalomane kundër Kosovës po u bën dëm të pa riparueshëm të dyja vendeve, le ta kuptojë tani, e nëse as tani nuk ka marrë mend, vitin tjetër do të bindet plotësisht, se ai nuk është personalitet aq domethënës për shqiptarët e Kosovës, ata e kanë pasur në zemër dhe dashur Shqipërinë gjithmonë dhe jo Edi Ramën, e nëse Shqipëria mendon njëjtë si Edi Rama, edhe shqiptarët e Kosovës, do ta lënë paranë e tyre të fituar me djersë, në ato vende ku priten me dashamirësi dhe vlerësohen si mysafir me nderim”, përfundon analisti.