Sipas tij, edhe sot Edi Rama po vazhdon qasjen e njëjtë anti Kosovë.
“Ndaj ajo që vazhdon ta brengosë fort shtetin e Kosovës dhe qytetarët e saj, është fakti se sivëllai i Vuçiqit, Edvin Kristaq Rama, vazhdon me propagandimin e tij mizantrop anti-Kosovë, dhe shpif, fjalor nga më të ashprit kundër shtetit të Kosovës, duke e quajtur herë Kosovën, si “tokë e askujt” herë veriun e saj, fyerje fundamentaliste e pasaktë dhe pafundësisht poshtëruese, të cilën për mbi një dekadë dilaog, as vet armiqtë më të mëdhenj të Kosovës, nuk e kanë shpifur deri më tani”.
“Dhe përderisa ai kritikohet ashpër edhe në Shqipëri, për sjelljet, qëndrimet dhe deklarimet e tij armiqësore, kundër Kosovës, të vetmit që Edvin Kristaq Rama, edhe sot vazhdon ta gëzoj përkrahjen e tyre, mbeten këshilltarët ahmak të të burgosurit të Hagës, të akuzuar për vrasjen e shqiptarëve, nënshkruesin e marrëveshjes dhe miratuesin me mbi 80 vota të deputetëve në Kuvend, të “zajednicës””, shton Qarri.
Siç thotë Qarri, kjo është edhe një ‘thikë’ pas shpine për Kosovën nga kryeministri shqiptar.
“Prandaj nuk do mend se kjo është vetëm edhe një thikë më tepër pas shpine, e jashtëtokësorit Edvin Kristaq Rama në kurriz të Kosovës dhe një tradhti më shumë në koleksionin e tradhtive të mëdha të një kryenarkodileri shqipfolës, ndaj popullit dhe shtetit të Kosovës, i cili nuk synon asgjë më pak, se sa plotësimin e dëshirave të Serbisë dhe realizimin e planit famëkeq të treshes kolaboratore Vuçiq, Thaçi Rama, për ndarjen përfundimtare dhe faljen e veriut me resurset më të mëdha ujore e minerare të Kosovës, Serbisë hegjemoniste, akt të cilin me çdo mjet dhe mundësi, duhet ta pengoj Kosova dhe miqtë e dashamirët e saj, ndërkombëtar, duke ia dhuruar në vend të tokave të Kosovës, me të dy duart si peshqeshin më të qëlluar, Edi Ramën Serbisë!”, përfundon për “Bota sot”, analisti Gani Qarri.