Lajme

Qarri: Është koha e fundit që Edi Rama të rreshtohet përkrah Kosovës

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:13 / 7 September 2023

Edi Rama duhet ta kupton se është momenti i fundit që të rreshtohet krah Kosovës

Image

Gani Qarri

Kurse analisti Gani Qarri thotë se thirrja e presidentes Osmani është një apel vëllazëror për bashkëpunim ndër shqiptar.

Nisur nga zhvillimet dramatike të cilat, me luftën okupuese të Rusisë në Ukrainë dhe ndërhyrjet e vazhdueshme të Serbisë, në çështjet e brendshme të vendeve fqinje, që nga Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi dhe deri në Kosovë, vijojnë të ndodhin në Evropë e rajon, Presidentja e Kosovës, Dr. Vjosa Osmani, me plot të drejtë deklaroj në Tiranë se i gjithë rajoni është në një sfidë përballë një plani të përbashkët të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe presidentit të Rusisë, Vladimir Putin. Duke qenë se ne vërtet jemi dy shtete por i takojmë të njëjtit popull dhe komb, deklarata e Presidentes Osmani, përveçse një tërheqje e vëmendjes, ishte edhe një apel vëllazëror për bashkëpunim e bashkërenditje më të theksuar veprimesh politike ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë si dhe unitet më të fort ndërshqiptar për përballimin, sa më të lehtë të sfidave mjaft të rënda jo vetëm politike, që paraqiten pareshtur ndaj vendeve tona”, deklaron Qarri.

“Andaj, parë jo vetëm në kontekstin e Kosovës por edhe në tërë kompleksitetin e ndërhyrjeve ruse përmes Serbisë në Ballkanin Perëndimor, ashtu siç tha edhe Presidentja Osmani, shqiptarët vërtet duhet të tregohen më unik dhe të qëndrojnë të bashkuar, pasi ajo që po ndodh në veri, është në fakt një përpjekje për ta zbatuar edhe planin rus në rajon”, shton Qarri.

Sipas tij, Shqipëria dhe Edi Rama duhet ta kuptojë se është momenti i fundit që të rreshtohet krah Kosovës.

Kështu që veçanërisht, pas anashkalimit të Shqipërisë dhe mosftuarjes së Edi Ramës në takimin e mbajtur në Greqi, Shqipëria përkundër megalomanisë së sëmur të Edi Ramës, i cili ndërvite tentoi të vëllazërohej me forcë me Aleksandër Vuçiqin dhe ta dashuronte me “zor” Serbinë, më në fund, Shqipëria duhet ta kuptoj se sa të vetmuar janë shqiptarët në rajon dhe Ballkanin Perëndimor, kështu që është koha e fundit që të rreshtohet përkrah Kosovës, e cila si popull dhe shtet, është dashamirësja më e pa hile dhe më e madhe dhe e pa kushte e Shqipërisë!”.

“Madje bazuar në zhvillimet aktuale dhe gjendjen reale në rajon, ka ardhur koha që përfundimisht të krijohet një fond dhe front i përbashkët ekonomik dhe politik mbarë shqiptar përballë Serbisë hegjemoniste dhe vendeve tjera jodashamirëse ndaj shqiptarëve në rajon e më gjerë, sado që, ndoshta për momentin, ka pak gjasa për një akt të tillë anipse të domosdoshëm, kur merret parasysh afërsia që Edi Rama edhe sot shpreh me Vuçiqin, gjë që kërkon veprim me kujdes të vazhdueshëm të Kosovës dhe presidentes Vjosa Osmani, veçanërisht në raport me Edi Ramën”, përfundon për “Bota sot” analisti Gani Qarri.