Lajme

Qarri: Është një sukses i pamohueshëm, e madje edhe historik i Kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentes Dr. Vjosa Osmani

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:20 / 28 October 2023

Analisti politik Gani Qarri, e konsideron sukses historik pranimin e propozimit të BE-së nga ana e Kosovës.

Kurse, sipas tij, Serbia e ka dëshmuar se nuk ka gatishmëri për marrëveshjet e arritura.

Pranimi më në fund, i versionit kushtetues edhe nga faktori ndërkombëtar, që në fakt u tha se përjashtonte modelin e “Republikës Srpksa”, brenda territorit të Kosovës, është një sukses i pamohueshëm, e madje edhe historik i Kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentes Dr. Vjosa Osmani, të cilët pas sulmit terrorist serb, të 24 shtatorit, u duk se para faktorit ndërkombëtar, e deklasuan edhe Serbinë hegjemoniste, që me bandat terroriste, tentoi okupimin klandestin të veriut të Republikës së Kosovës. Por megjithëse euforia e përkohshme dhe efekti taktik, që pas pranimit nga Kosova, të propozimit të BE-së, për asociacionin, fillimisht tentuan t’i jepnin organizatorët evropianë në takimin e fundit, sikur krijoi një fije shprese se më në fund do të arrihej një marrëveshje orientuese, të paktën sa i takon problematikës së të ashtuquajturit “asociacion” pasi që edhe propozimi më i ri i ardhur nga ndërmjetësuesit e bisedimeve, u tha se ishte në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës, në fund dështoi, sërish për shkak të obstruksioneve të Vuçiqit me kërkesat për ndryshimin e neneve të marrëveshjeve të mëparshme dhe mospranimit të Serbisë, që t’i nënshkruajë marrëveshjet me Kosovën”.

Andaj duke parë, siç u tha edhe pas përfundimit të këtij takimi, se Serbia asnjëherë, nuk shpreh gatishmëri që marrëveshjet e arritura edhe ti nënshkruajë dhe në vijimësi para ndërmjetësuesve euro-amerikanë, paraqitet me obstruksione të reja, siç veproi edhe herën e fundit, duke tentuar që t’i ndryshojë tri nene të marrëveshjeve të mëparme, tanimë të akorduara ndërmjet dy vendeve me ndërmjetësimin e vet BE-së dhe emisarit të ShBA-së, kjo vërtetë nuk lë vend, as krijon pritshmëri për arritjen e shpejtë të marrëveshjes përfundimtare me këtë shtet hegjemonist e agresor. Për aq më tepër, të lejohen nga BE dhe ShBA, arsyetime kaq banale të Vuçiqit, se kinse Serbia nuk mund ta njohë Kosovën, as lejojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe në OKB, vërtetë është koha e fundit që SHBA, BE dhe faktori ndërkombëtar duhet ti dënojë këto veprime dhe të mos lejojë të përsëriten më, nëse vërtetë e kanë seriozisht ndërmjetësimin dhe mendojnë me sinqeritet të plotë, arritjen e marrëveshjes përfundimtare ndërmjet dy vendeve”, deklaron Qarri.