Lajme

Qarri: Ka një bashkërendim ndërmjet opozitës në Kosovë me qëndrimet e presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq.

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
4:28 / 20 September 2023

Ai në një prononcim ka thënë se ka një bashkërendim ndërmjet opozitës në Kosovë me qëndrimet e presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq.

Image

Gani Qarri

“Mjerisht zhvillimet e fundit alarmante për Republikën e Kosovës, po dëshmojnë katërçipërisht, se kooketimi i vazhdueshëm i opozitës shqipfolëse me Vuçiqin, dhe dalja e saj publike, gjithmonë në unison me kërkesat hegjemoniste të Serbisë, për bosnjëzimin e Kosovës me formimin e “zajednicës” kundër-kushtetuese një etnike serbe, i dhanë shansin edhe Lajçakut e Borellit që në emër të BE-së, të krijojnë bindjen deri në SHBA, se përmes këmbënguljes për asociacionin dhe ligjin për kishat ortodokse, do ta kthejnë vet Kosovën, nga shtet i pavarur, në një “asociacion shqipfolës”, nën shtetësinë e Serbisë!

Prandaj nëse Qeveria nuk arrin në asnjë mënyrë ta ofrojë opozitën e shantazhuar nga Serbia, për daljen unike të paktën në raport me Serbinë, as në këtë situate kur gjërat, në dialog me këtë shtet fashist, jo vetëm janë ngushtuar, por edhe përkeqësuar tej mase në dëm të Kosovës, jo vetëm në BE por duket hapur, se as SHBA nuk do te jenë më në anën e shtetit tonë si dikur, Kosova duhet të shkojë urgjentisht në zgjedhje të reja të jashtëzakonshme të cilat duhet të shndërrohen në referendum mbarë-popullor për marrjen e vendimit plebishitar mbi “zajednicën” me votën e lirë të sovranit, e cila nuk do të mund të kundërshtohej më, nga BE, as nga SHBA”, shprehet Qarri.

Si zgjidhje të kësaj situate ai e sheh shkuarjen në zgjedhje të parakohshme. Kjo sipas tij do të sqaronte qëndrimet e “dyshimta” politike të opozitës.

“Shkuarja në zgjedhje të parakohshme, është detyrim i patejkalueshëm edhe për sqarimin e qëndrimeve të dyshimta politike të opozitës së shantazhuar nga Vuçiqi, e cila në unison me kërkesat e Serbisë fashiste, bashkëpunimin e vazhdueshëm mbi dy dekadësh të saj me bandat kriminale serbe në veri dhe koordinimin e përhershëm me presidentin kriminel serb Aleksandër Vuçiq, në fushatën e egër serbe kundër Kosovës, arriti që gjithë Bashkësinë Ndërkombëtare ti kthejnë kundër Kosovës, e madje kërkesat e Vuçiqit e të Mirosllav Lajçakut të shndërrohen në kërkesa të BE-së dhe të SHBA-ve, të cilat tanimë po shihet publikisht se bashkë me ligjin për kishat ortodokse, do të qojnë në shkatërrimin përfundimtar të shtetit të Kosovës, në tryezën e bisedimeve, përmes të ashtuquajturit dialog!”, potencon Qarri.

Ai shprehet se me një opozitë të tillë nuk ka shpresë për unifikimin e skenës aktuale politike dhe se përçarjet do të thellohen edhe më tepër.

“Është fakt se me një opozitë të tillë kaq të kapur e të shantazhuar nga Vuçiqi, pa kohezion e ide të vetat, dhe të varur kryekëput vetëm nga fushatat e egra që ndërmerr Serbia kundër Kosovës, për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës, as që ka shpresë, se lëre më edhe vullnet për unifikimin e skenës aktuale politike, madje përçarjet vetëm sa do te thellohen edhe më tepër ndërmjet partisë në pushtet dhe partive opozitare që të krijojnë përshtypjen se amzën njëmend, njëjtë si disa media, e kanë në Serbi dhe vetëm veprojnë sipas porosive të Vuçiqit në Kosovë”, thekson ai.

Në fund, Qarri tha se skena aktuale politike do të duhej të kishte qëndrime të unifikuara sa i përket dialogut me Serbinë.

Përveç kësaj ai tha se kontribut në këtë drejtim do të duhej të jepnin edhe intelektualët e vendit, gjë të cilën nuk po e bëjnë.

“Përndryshe në gjendjen aktuale politike me të cilën po përballet vendi ynë, nuk do duhej pritur kush do ta bënte hapin e parë, përkundrazi do duhej të kishte “luftë” në përpjekjet që secila parti të dilte me opsionin e saj, për unifikim dhe daljen me një zë, në dialog me Serbinë, unifikimi do duhej të ishte prioritet për të gjitha partitë, grupacionet politike dhe vet inteligjencën e babëzitur të vendit, e cila mjerisht edhe në këto momente të rënda për Kosovën, vetëm flenë, sikur të bëhej fjalë mbi mospajtimet e Azerbajxhanit dhe Armenisë, për Bregun e Karabahut, kur në pyetje është fati i vendit dhe ardhmëria e qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka përfunduar Qarri.