Lajme

Qarri: Kosova duhet t`ia tregojë kufijtë e tolerancës dhe vijat e kuqe edhe Ramës

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:39 / 16 October 2023

Analisti politik Gani Qarri kërkon që Ramës t’i jepet një përgjigje e prerë adekuate nga e cila ai do të mësonte t’i kursej fyerjet e tij.

Përderisa bijtë më të mirë të Kosovës, edhe 24 vite pas lufte, vazhdojnë të flijohen për tokat e vendit të vet në mbrojtjen me jetën e tyre, të territorit të shtetit tonë të krijuar me aq shumë gjak e mundi të disa brezave, nga bandat terroriste serbe të deleguara nga krimineli Vuçiq, për gllabërimin e veriut, sa i takon kundërshtarit të përbetuar të Kosovës së pavarur, i cili edhe në këto çaste të rënda për shqiptarët e Dardanisë, mbetet në luftë të përhershme kundër qeverive të Republikës së Kosovës, si dikur kundër qeverisë Haradinaj, tani kundër Qeverisë Kurti, e së fundi edhe kundër territorit të shtetit tonë të brishtë, me shpifje e shprehje të padëgjuara, duke e quajtur pa fije turpi veriun e Kosovës si “tokë e askujt”, kjo përfundimisht, do një përgjigje të prerë adekuate, nga e cila Edi Rama do të mësonte t’i kursej fyerjet e tij bacilike, ose do të pësonte, si e kërkon gjendja dhe momenti, për shprehje dhe njerëz të tillë”, shprehet Qarri.

Ai deklarimet e Ramës i quan “goditje prapa shpine”, ndërsa atë “pion serbo- rus dhe shqip folës gjakprishur”.

Në fakt është shumë e turpshme, të keqpërdoret në mënyrë kaq të ulët gjendja aktuale në Kosovë e aq më tepër kur keqpërdoret për propagandë proserbe edhe flijimi i jetës së policit të vrarë, nga terroristët serb, tani hero i Kosovës Afrim Bunjaku, për qëllime anti-Kosovë dhe veprime të hapura antikombëtare, duke e quajtur veriun e Kosovës, si tokë “e askujt”, përderisa për mbrojtjen e kësaj toke autoktone të vendit tonë, vijojnë të binë heronj të rinj shqiptarë, flijimet e të cilëve hedhin poshtë me përbuzje shpifjet armiqësore dhe të paprecedent të Edvin Kristaq Ramës. Sikur mos të mjaftonin prononcimet publike edhe fjalimi i Edi Ramës në parlamentin e Shqipërisë, ishte një goditje prapashpine si gërvallje e lëshuar në shkretëtirë, në adresë të Kosovës, madje një pion serbo-rus dhe shqipfolës gjakprishur, që nuk e flet asnjë fjalë kundër sivëllait të vet kriminelit Vuçiq, as kundër Serbisë hegjemoniste, e për aq më tepër, për t`ia plotësuar qefin Vuçiqit, insiston si i çmendur, se veriu na qenka “tokë e askujt”, shprehje edhe më e rëndë se sa vet vdekja e policëve të Kosovës për këtë tokë të shenjtë të vendit tonë. Shprehje vrastare, të cilën nuk e ka marrë guximin ta thotë as vet Serbia hegjemoniste, Rusia apo shtetet anëtare të NATO-së, që kanë humbur në përballje me terroristët serbë, edhe pjesëtarë të ushtrive të veta, të përqendruar në veri, ngase e dinë dhe e njohin mirë, se veriu është tokat më vitale me resurset më të mëdha ujore dhe minerare të Kosovës, pa të cilat shteti i Kosovës, e ka të pamundur të mbijetojë, ndaj dhe Serbia tenton ti gllabëroj ato me çdo çmim, duke përdorur edhe propagandën anti-Kosovë të vllaho-grekut Edvin Kristaq Rama”, shprehet Rama.

Mesazhet e tij japin të kuptohet përfundimisht se çfarëdo sulmi të bëjë Serbia kundër Kosovës, sipas Qarrit”, Rama përsëri jo vetëm që nuk e ka ndërmend t’i ndryshojë qëndrimet e tij pro serbe, por edhe i rritë botërisht armiqësitë.

Është shumë e çuditshme se ushtarët e shteteve si Ukraina, Letonia, Italia, Gjermania e së fundi edhe Hungaria, kanë pësuar lëndime të rënda, madje siç u tha edhe më lartë, disa ushtarë të vendeve të NATO-së, që shërbejnë në kuadër të KFOR-it në Kosovë edhe kanë vdekur, por asnjëri nga kryeministrat e atyre vendeve, nuk ka përdorur shprehje kaq fyese dhe ofendime kaq të rënda dhe të përmasave të tilla antikombëtare, siç vepron vllaho-greku Edvin Kristaq Rama kundër Kosovës. Për aq më tepër, është vërtetë e pamundur t’i kuptosh gërvalljet e Edvin Kristaq Ramës, kundër Kosovës, përderisa asnjë qytetarë në Kosovë, nuk mund ta di, se çfarë paska kontribuar Edvin Kristaq Rama për Kosovën, që t’i jap vetes të drejtën, të shprehet kaq i frustruar kundër qeverive të vendit tonë dhe ti shpall armiqësi të hapur, shtetit të pavarur të Kosovës, duke kritikuar për çdo gjë, jo agresivitetin e Vuçiqit, sulmin terrorist serb, as vrasjen e policit shqiptar nga ata, në veri, por vet qeverinë e Kosovës edhe në raport me dialogun me Serbinë, përderisa kundër Vuçiqit as Serbisë fashiste, nuk e thotë kurrë asnjë fjalë. Kështu që mesazhet e tij japin të kuptojmë përfundimisht se, Edvin Kristaq Rama, çfarëdo sulmi të bëjë Serbia, kundër Kosovës, ai jo vetëm që nuk e ka ndërmend ti ndryshojë qëndrimet e tij pro sebe, por, përditë e më tepër, po rritë botërisht armiqësinë, duke kaluar në luftë të hapur, kundër popullit dhe shtetit të Kosovës, ndaj është koha e fundit, që institucionet e Republikës së Kosovës, të përgatitin përgjigjen e duhur, konformë veprimeve dhe akteve të tij antikombëtare e antishtetërore kundër qytetarëve dhe shtetit të Kosovës. Dhe siç do të vepronte çdo shtet i pavarur në botë, për korrigjimin dhe disiplinimin e kundërshtarëve dhe parandalimin e veprimeve të armiqve të përbetuar të shtetit, të cilët në mënyrë publike dhe fizike, tentojnë ta rrezikojnë të tashmen dhe të ardhmen e vendit tonë, më mirë tani, se sa të presim deri sa të bëhet shumë vonë dhe pas kryekriminelit Radojçiq, Kosova si shtet i lirë dhe i pavarur, duhet ta dëshmojë, se ka aq forcë dhe mundësi, sa t`ia tregoj kufijtë e tolerancës dhe vijat e kuqe, që në raport me Kosovën, nuk guxon ti tejkalojë, edhe Edvin Kristaq Ramës, personalisht!”, përfundon Qarri.