Lajme

Qarri: LDK vërtetë po kalon nëpër një krizë të thellë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:02 / 29 May 2023

Qarri u shpreh se shumë anëtarë të LDK-së qe një kohë të gjatë kanë pasur detyrime ndaj PDK dhe se ky avaz po vazhdon edhe me kryesinë e re, e që shumë kush më nuk e gjen vetën aty, pasi nuk i lejohet të kenë edhe mendime të tyre.

“Që nga bashkimi ish krerëve të LDK-se, strukturave të PDK-s, për mbrojtjen e atyre, kundër të cilëve tash e një kohë, po zhvillohet gjykimi në Hagë, ka lënë të nënkuptohet dhe dyshohet konkretisht, se disa emra, që ende mbahen si pjesë «domethënëse» e LDK-së, kanë detyrime të pashlyera ndaj PDK-së, e ndiejnë veten filial të PDK-së, ose edhe vet këta e kanë bishtin e zënë, me fajësi ende të pa sqaruara për publikun. Ky avaz po vazhdon edhe me kryesinë e re, ndaj njerzit aktiv si Faton Bislimi, një një parti të amortizuar politikisht si LDK, jo vetëm që nuk e gjenë veten aty, por nuk kanë as hapsirë veprimi, ndaj dhe detyrohen të vet-largohen, nga kjo parti dikur më e madhja në vend. Të cilët para anëtarësimit, LDK-në e ëndërronin këtë parti, si shtëpinë e tyre politike, për çuarjen përpara të shtetit siç ishte tradicionalisht LDK me Dr. Ibrahim Rugovën në krye”, u shpreh ai.

Analisti më tej, thekson që Faton Bislimi ishte njëri ndër anëtarët më aktiv dhe se u detyrua të largohet pasi nuk mundi të realizoj ato se çfarë i duhet politikës e vendit.

“Kjo së fundi ndodhi edhe me Faton Bislimin, njëri ndër anëtarët më aktiv dhe më të zëshëm, jo vetëm në LDK, i cili u detyrua të largohej nga partia e shpresave për realizimin e ëndrrave të tij, jo politike, shtetërore dhe kombëtare, ngase u injorua tërësisht nga pasardhësi i Isa Mustafës, Lumir Abdixhiku, megjithëse Faton Bislimi ndihmoi shumë veçanërisht në SHBA, edhe çështjen e shqiptarëve të Kosovës Lindore, të mbetur nën Serbi, prej nga e ka prejardhjen edhe vet kryetari aktual i LDK-së”, shpjegon Qarri.

Nga ana tjetër ai thekson që kjo parti po kalon një krizë të tillë pasi nuk po arrinë të gjej as ide të tjera avancuese.

“Në fakt LDK, pas vdekjes së Dr.Rugovës, ka mbijetuar politikisht më tepër, duke abuzuar me vrasjen e anëtarëve të saj, por fakti se LDK ishte disa herë në pushtet, në aleancë me PDK-në, dhe kurrë nuk ka ngritur asnjë padi, apo kallëzim penal, për vrasjen dhe plagosjen e anëtarëve të saj, emrat e të cilëve i kanë keqpërdorur në mënyrë spektakolare, në fushata zgjedhore, për t`ua shkëputur si me detyrim, votat qytetarëve, tanimë po shihet publikisht, se njerëzit si Isa Mustafa, AgimVeiu, Skënder Hyseni etj, por dhe kryesia ec re, as që i kanë merituar fare. Kështu që kjo parti vërtetë po kalon nëpër një krizë të thellë, gjë që dëshmon se në LDK, nuk kemi të bëjmë më vetëm me injorim nga partia të anëtarëve më prestigjioz të saj, por dorëheqja e papritur e Faton Bislimit, flet për një krizë tejet të thellë, brenda vet partisë, e cila, pas margjinalizimit të vrasjeve politike, të cilat tanimë i janë shpenzuar si ushqim gratis, assesi nuk po arrin të prodhojë ide avancuese dhe as ta gjejë veten në rrethanat e reja politike në vend, alarm ky, që thërret urgjentisht për ndryshime rrënjësore politike dhe reforma të menjëhershme ideore në LDK”, tha Qarri për “Bota sot”.