Ballina

Qarri mesazh Lushtakut: Defrehu me Limajn me mish e raki, populli kurrë më nuk ka votë për ju…

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
10:44 / 14 January 2023

Qarri ironizoi me Lushtakun, Grabovcin e Limajn, duke thënë se mund të rrinë edhe shumë kohë duke u argëtuar me mish e raki, por që populli nuk do t’i votojë më asnjëherë, pasi nuk ju beson më atyre.

“Mirëpo, ajo që paraprakisht dihet, qysh tani, është fakti se partitë e inkriminuara dhe politikbërësit e shantazhuar nga Serbia, që gjatë gjithë kohës, kanë qëndruar në pushtet, vetëm duke bërë pazare me tokat autoktone të shqiptarëve, sikur ato të ishin trashëgimi private e etërve të tyre dhe duke u falur mijëra hektarë vendeve hegjemoniste fqinje 2500 hektarë FYROM-it dhe 8300 hektarë tjerë shtetit xhuxh të Malit të Zi, duke njohur të kaluarën e tyre të dyshimtë dhe kriminale, as që kanë shpresë të rikthehen sërish në pushtet.

Prandaj politikanët e inkriminuar, si Sami Lushtaku, Adem Grabovci, Fatmir Limaj etj, mund të rrinë edhe shumë kohë duke u argëtuar me mish e raki dhe lojë “kapuçash” nëpër ndeja e bankete private, e këndojnë himne komike njëri tjetrit, por ata të cilët vodhën, plaçkitën e përvetësuan çdo gjë, duke u bërë brenda nate, milionerë të kundërligjshëm dhe në këmbim të kapjes së përkohshme të pushtetit, gjegjësisht karriges së kryeministrit kukull, si Haradinaj i katapultuar me manipulime në krye të qeverisë së PAN-it, i falën Kullën, Çakorrin e pjesë tjera të vlershme të Kosovës, pa i pasur kurrë hak as borxh, një shtetit fqinjë si Mali i Zi, nuk besojë se do ti marrin më votat e qytetarëve të Kosovës”, nënvizoi analisti.

Më tej, ai tha se votat që mori LVV-ja, mbi 50 për qind ishin edhe shprehje e protestës së votuesve, kundër keqqeverisjes së Thaçit, Veselit, Haradinajt, Isa Mustafës, Limajt dhe çlirimit të Kosovës prej tyre.