Lajme

Qarri: Opozita e inkriminuar po përpiqet, që të inskenojë edhe një lloj grusht shteti

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:18 / 16 May 2024

Në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik, Gani Qarri.

Ai tha se nuk është i vetmi Vuçiqi që kërkon ta dëmtoj shtetin e Kosovës, por edhe opozita e vendit e cila po përpiqet, që të inskenojë edhe një lloj grusht shteti, për kapjen serish të shtetit dhe realizimin e objektivave të Serbisë në Kosovë, si “Zajednica”.

“Në fakt, nuk është më vetëm Vuçiqi dhe Serbia hegjemoniste, që bëjnë çdo gjë për ta dëmtuar shtetin e pavarur të Kosovës, por një skenar tejet i zymtë dhe ogurzi, po luhet edhe nga vet opozita e inkriminuar e cila, po përpiqet, që të inskenojë edhe një lloj grusht shteti, për kapjen serish të shtetit dhe realizimin e objektivave të Serbisë në Kosovë, si “zajednica” apo edhe ndryshimin e kufijve, njëjtë siç vepronte dikur Hashim Thaçi, Isa Mustafa dhe Ramush Haradinaj, duke bërë tregti edhe me tokat e Kosovës, pavarësisht faktit që tanimë ka ngelur më pak se një vit i plotë, nga mandati i rregullt kushtetues dhe koha ligjore e mbajtjes së zgjedhjeve të reja parlamentare në Republikën e Kosovës, ku me votën e lirë të qytetarëve, kanë mundësi, serish ta sprovojnë veten dhe shohin realisht peshën e dyshimtë që kanë, në kandarin e popullit”, u shpreh ai.

Ndër të tjera, analisti thotë që Serbia po lufton shumë ashpër, me të gjitha mjetet dhe mundësit e krijuara së fundmi, për përcaktimin e vijëzimit të “kufijve” dhe konfigurimin e territoreve.

“Dhe përderisa, siç deklaroi edhe presidentja Dr. Vjosa Osmani nga Danimarka, se Serbia kërkon që të krijojmë Asociacionin, ku serbët bëhen bashkë dhe udhëhiqen nga një president, që Vuciqi do ta ketë shumë të lehtë ta kontrollojë, blloku opozitar as që është i interesuar për inskenimet e Serbisë, kundër shtetit të Kosovës. Në fakt, përderisa opozita e inkriminuar, vazhdon të luaj me ekzistencën e shtetit të Kosovës, Serbia po lufton shumë ashpër, me të gjitha mjetet dhe mundësit e krijuara së fundmi, për përcaktimin e vijëzimit të “kufijve” dhe konfigurimin e territoreve, të të ashtuquajturit “asociacion” si baza nismëtare, për pretendimet e saj hegjemoniste, të gllabërimit të tokave tona autoktone, me forcë, në të ardhmen, dhe as që interesohet në fakt, për të drejtat e komunitetit të pakicës serbe, sepse edhe ashtu, në Kosovë, pakica serbe, jo vetëm se gëzon të drejtat maksimale, por është edhe komunitet i “diskriminuar” në kuptimin më pozitiv të fjalës, si askund tjetër në rajon dhe vendet më të zhvilluara evropiane”, shpjegon analisti.

Ndër të tjera, ai shton që lojërat e rrezikshme të opozitës së bashku me Serbinë janë shumë të rrezikshme për Kosovën.

“Kështu që presidenti kriminel serb Vuçiq, dhe Serbia hegjemoniste, duke parë shtetin tonë të brishtë, të vendosur ndërmjet të shumë zjarreve, duke filluar nga trysnia e padrejtë e faktorit ndërkombëtar. Si dhe lojërat e rrezikshme nga opozita totalisht e papërgjegjshme, e deri te ndërmjetësuesit pro-serb të BE-së dhe emisarët amerikan etj, ka vendosur ta shfrytëzoj gjendjen e favorshme të krijuar nga faktorët e lartcekur, për realizimin e qëllimeve serbe, dhe të hidhet në sulm frontal edhe ajo, për arritjen e objektivave të para programuara nacionaliste, për të realizuar ëndrrat e saj serbomëdha, me ndihmën e opozitës kosovare, që kufijtë aktualisht, akoma vetëm ideor, t’i paragrafojë edhe praktikisht në terren, për krijimin e të ashtuquajturës “botë serbe” apo Serbia e Madhe, e cila brenda kufijve të saj, parasheh të përfshijë, përveç “republikës srpska” në Bosnje edhe territoret e “zajednicës” serbe, apo të ashtuquajturit asociacion, dy herë të nënshkruar dhe të miratuar edhe në Kuvend me shumicën dërmuese të votave të bashkuara nga PDK, LDK, AAK dhe lista serbe”, përfundoi analisti Qarri për “Bota sot”.