Lajme

Qarri: Opozitë që njëjtë siç keqpërdori grevat e vitit të kaluar në arsim, këtë vit po politizon edhe me librat e nxënësit…

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:07 / 27 August 2023

Opozitë që njëjtë siç keqpërdori grevat e vitit të kaluar në arsim, këtë vit po politizon edhe me librat e nxënësit dhe bashkë me gjykatat e kapura dhe prokurorët partiak e fisnor, po përpiqet t’i mbulojë “skandalet” e veta të panumërta duke provuar edhe nga pozita fundosëse ku ka rënë, të hedh baltë dhe helm e vrer, kundrejt qeverisjes Kurti, me kalkulimin perfid se vetëm në këtë mënyrë, do ti hyjë përsëri në “qejf” këtij populli të shumëvuajtur, duke ëndërruar gjithnjë rikapjen e pushtetit dhe sundimin arbitrar të Kosovës me korrupsion e krim të organizuar, njëjtë si në të kaluarën”, shprehet ai.

Kurse, për tekstet shkollore Qarri thotë se ministria e Arsimit e ka për detyrë t’i sigurojë, madje edhe për nxënësit shqiptar në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë dhe gjithë pjesën e banuar me shqiptar.

Ai thotë se Nagavci duhet të bëjë zgjidhje përkatëse dhe me afate të parapara me ligj, që mos të dëmtohen nxënësit.

“Në anën tjetër, sa i takon çështjes së librave, që në të vërtetë, është çështje shumë jetike për mbarëvajtjen që nga fillimi të procesit mësimor, në vendin tonë, Ministria e Arsimit dhe vet Ministrja Nagavci, do duhej të kujdeseshin me kohë, që të mos ndodhte kjo që ndodhi me librat dhe tani, kur është vonë, ti arsyetojnë avaritë me premtime për sanimin e tyre, kur dihet se Ministria e Arsimit, ka obligim moral dhe kombëtar, të sigurojë tekste të mjaftueshme shkollore edhe për nxënësit shqiptar në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë dhe gjithë pjesën e banuar me shqiptar, në Kosovën Lindore, që tu ndihmohet, aq sa është e munduar edhe atyre atje, kur dihen rrethanat e gjendjes së mjerueshme që ata janë.