Qarri e vlerësoi lartë Osmanin, duke thënëse është presidentja me e ngritur që ka pasur Kosova ndonjëherë.
Sipas tij, presidentja ka plotësisht të drejtë në kundërpërgjigjen e saj ndaj presidentit francez, Emmanuel Macron, ku në rast të bllokimit të liberalizimit të vizave për Kosovën, të shpallet ‘i vdekur’ dialogu me Serbinë.
“Në anën tjetër sa i takon presidentes së vendit tonë deri më tani Kosova asnjëherë nuk ka pasur një presidente më të ngritur intelektualisht, mbrojtëse më besnike të interesave të vendit tonë, interfereuese më të mirë të bashkëpunimit me partnerët evroperëndimor dhe farkuese e raporteve me miqtë tanë ndërkombëtar, nga BE deri SHBA.
Kështu që nëse nga Franca apo kushdo tjetër insistohet me këmbëngulje në rrezikimin e integritetit territorial dhe shuarjen e shtetësisë së Kosovës, për krijimin e “zajednicës” me kompetenca ekzekutive, duke kërcënuar me bllokimin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, presidentja ka plotësisht të drejtë se nëse vërtetë ndodh shtyrje e liberalizimit, jo vetëm që do të nënkuptonte, por dhe do duhej të shpallej publikisht “vdekja një herë e përgjithmonë”, e një dialogu të tillë fantom, i cili tenton ta-ha pjesë, pjesë-shtetin e Kosovës”, nënvizoi ai.
Krahas kësaj, analisti tha se Baton Haxhiu po e shpreh frustrimin e dështimit të tij personal ndaj presidentes Osmani.
Ndër të tjera, shtoi se sa më shumë po avancon shtetësia e Republikës së Kosovës, Haxhiun e disa të tjerë, pa asnjë mëshirë, po i hedh poshtë.
“Përndryshe sa i takon ish spiunit të Serbisë të cilin udhëheqësit e shantazhuar nga Serbia e ngritën në piun të politikës së inkriminuar fataliste kosovare, ai shpreh frustrimin e tij të madh, për dështimin e pësuar personal, ikjen e një kohe të dyshimtë dhe fiaskon e një politike të kriminalizuar e cila diktohej nga Vuçiqi dhe Serbia hegjemoniste.
Prandaj në qoftë se dikush ishte produkt një përdorimësh dhe i pa ripërdorshëm, që dhe po shuhet si histori turpi, në vendin tonë, ata pa asnjë dyshim ishin spiunët e Stanishiqit si Baton Haxhiu dhe bashkëpuntorët besnik të Serbisë hegjemoniste, të cilët sa më shumë po avancon shtetësia e Republikës së Kosovës, ata pa asnjë mëshirë, po i hedh poshtë e më poshtë, në koshin e plehrave dhe bërllogun e historisë, kundërmimi i të cilëve, duket se po tenton ende ta kontaminojë atmosferën politike, qoftë edhe nga azili në shtetet tjera, ku kanë gjetur strehim të kontrabandueshëm, si Baton Haxhiu me shokë, te miqtë e Aleksandër Vuçiqit”, përmbylli Gani Qarri për “Bota sot”.