Lajme

Qarri: Pa zëvendësimin e Borellit, Lajçak-ut dhe vet emisarit amerikan Eskobar as që do të mund të arrihet marrëveshje

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:21 / 28 October 2023

Sipas tij, kur nuk sanksionohet Serbia edhe pas sulmit terrorist, por llastohet, atëherë kjo nuk jep shpresë për bisedimet e vërteta.

Përndryshe, përderisa nga emisari amerikan Eskobar dhe ndërmjetësuesit e lartë pro serb të BE-së, Borell e Lajçak, edhe pas sulmit terrorist të 24 shtatorit, vazhdojnë llastimet ndaj Vuçiqit dhe jo vetëm nuk disiplinohet Vuçiqi, por nuk sanksionohet as Serbia, e në fund të takimeve, përkundër pranimit të propozimit të BE-së nga Kosova dhe deklarimit publik të gatishmërisë nga Kryeministri Kurti, për nënshkrimin e tyre, Josepp Borell përsëri, është aq tendencioz sa nuk e thotë asnjë fjalë të vetme kundër Vuçiqit as nuk hedh poshtë tentimet e Vuçiqit, që përpos mos-nënshkrimit, as të marrëveshjeve të fundit, t’i ndryshojë edhe nenet e marrëveshjeve tanimë të akorduara më parë, kjo vërtetë nuk jep shpresë se vërtetë bisedime të tilla dhe me ndërmjetësues të tillë, mund të kenë efekt. Madje fill pas refuzimit të Vuçiqit që t’i nënshkruajë marrëveshjet, dhe tendencave të tij meskine që përmes kërkesave, edhe për ndryshimin e neneve të marrëveshjeve të dakorduara, t’i zhargitë sa më gjatë bisedimet dhe të mos arrihet asnjë marrëveshje, vet Josep Borell del dhe barazon qëndrimet e të dy palëve, duke deklaruar në mënyrë publike para mediave botërore, se si kinse Kosova as Serbia, nuk ishin të gatshme për marrëveshje. Ky qëndrim misterioz i vet përfaqësuesit më të lartë për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, dëshmon se pa zëvendësimin e Borellit, Lajçak-ut dhe vet emisarit amerikan Eskobar, si dhe ndryshimit total të qasjes ndaj dialogimit, as që do të mund të arrihet marrëveshje me një shtet hegjemonist e agresor si Serbia”, thekson Qarri.

Të gjithë avantazhet e Kosovës, sipas Qarrit, po vriten qëllimisht nga ndërmjetësuesit e dialogut.

Kështu që, fatkeqësisht, edhe përkundër faktit se pas sulmit terrorist serb të 24 shtatorit, me ç`rast u vra në detyrë polici, tani hero i Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili në fakt u dënua dhe cilësua sulm terrorist edhe nga faktori ndërkombëtar, shto kësaj argumentin se Kosova u pajtua edhe me propozimin e fundit të BE-së, si draft fillestar për krijimin e asociacionit, por megjithatë Serbia refuzoi serish ta nënshkruante edhe këtë marrëveshje, duke quar në dështimin e saj, në parim, zhvillimet në fjalë megjithëse ofruan bindjen se u krijua një avantazh për Kosovën, duke u konfrontuar me qëndrimet, kontradiktore dhe mendoj gati tërësisht pro-serbe të Borellit, Lajçakut, të ambasadorit amerikan Hill dhe të vet emisarit Eskobar, gruas së të cilit Serbia ia financonte ekspozitat e shumë-kushtueshme, me dollarë amerikanë, besoj se të gjitha këto avantazhe po vriten qëllimisht nga vet ndërmjetësuesit e dialogut, ndoshta me qëllimin kobzi, që edhe Kosovës, njëjtë si Bosnjës, pa dashjen e saj, t’i imponohet një krijesë e shpifur si lloji i “Republikës Serpska” e cila do ta vriste të ardhmen tonë dhe infektonte pashërueshëm dhe në mënyrë kanceroze edhe shtetësinë e Kosovës”, shton analisti.