Lajme

Qarri: Pasardhësit e Thaҫit dhe Mustafës, Memli Krasniqi dhe Lumir Abdixhiku, janë të gatshëm ta formojnë Zajedincën.

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
6:07 / 20 December 2022

Analisti Gani Qarri  thotë se, ‘koha e tregtarëve të kufijve, siç e tha edhe presidentja e vendit, për momentin, duket se mund të ketë kaluar, por është shumë e sigurtë, se nuk kanë përfunduar edhe tregtarët perfid, të cilët po u erdhi mundësia, jo vetëm që do t’i rikthejnë ato kohë të rrezikshme për vendin, por edhe do ta ndajnë e ricopëtojnë sërish, si dhe shesin pa kurrfarë sikleti, përsëri tokat e Kosovës, njëjtë si paraardhësit e tyre partiak e ideologjik, kuislingu Thaçi e renegati Isa Mustafa’.

“Kurse krahas tyre, nuk mund të harrohet as Ramuash Haradinaj, i cili ende është kryetar partie, ani pse, ai me të ardhur në krye të Qeverisë së PAN-it, bashkë me Hashim Thaçin, Isa Mustafën e Kadri Veselin, ia falën mbi 8200 hektarë tokë autoktone të Kosovës, shtetit xhuxh – Malit të Zi! Ideja e ndarjes, faljes së veriut dhe ndryshimit të kufijve të Kosovës, vijon të jetë edhe sot, jo vetëm, fort prezentë, por edhe si kërkesë dominuese, sidomos nga udhëheqësit kryesor të PDK-së, që nga nënkryetarja aktuale Vlora Çitaku, Ramë Buja e herë herë edhe Enver Hoxhaj. Prandaj është e vërtetë, se siç shprehet presidentja e vendit Dr. Vjosa Osmani: “Njerëzit janë ata të cilët i bëjnë shtetet”, por fatkeqësisht, në rastin e Kosovës, është vërtetuar edhe fakti tjetër i dhembshëm, se “njerëzit” janë po ata, që edhe i shkatërrojnë shtetet e sapo ngritura me aq shumë gjakë e mund, mu në zanafillën e tyre, siç vepruan ish-udhëheqësit e shantazhuar të shtetit tonë të brishtë”, thekson Qarri.

Ai tutje thotë se, edhe pasardhësit e Thaҫit dhe Mustafës, duke u referuar tek Memli Krasniqi dhe Lumir Abdixhiku, janë të gatshëm ta formojnë Zajedincën.

“Madje siç shprehet populli ynë i shumëvuajtur, ata u dolën “Kapuç me maje” qytetarëve dhe shtetit të Kosovës, jo vetëm me shitjen e tokave tona, vendeve hegjemoniste fqinje, duke i humbur për “vitra”, vetëm brenda pak vitesh, më se 10 mijë hektar tokë të vlershme të Kosovës, (Mbi 2.500 sosh FYROM-it dhe 8230 tjera Malit të Zi), por veçanërisht me nënshkrimin dy herë, të marrëveshjes për krijimin e ngrehinës së pa qenë asnjëherë-serbe, në këto troje, si “zajednica” kundërkushtetuese dhe miratimi i saj në Kuvend me votat e shumicës dërmuese të deputetëve, të detyruar nga tandemi renegat Thaçi & Mustafa. Për aq më tepër, siç dëshmoi këto ditë, me rastin e vizitës në Kosovë, vet emisari i lartë amerikan për Ballkanin, Gabriel Eskobar, dhemb shumë fakti tjetër edhe më i rëndë, se edhe pasardhësit e Thaçit e të Isa Mustafës, aktualisht në krye të dy partive të inkriminuara PDK & LDK, janë zotuar para tij, se ata janë të gatshëm edhe ta formojnë “zajednicën” kundërkushtetuese një etnike serbe”, vlerëson ai.

Qarri thotë më tutje se, njëjtë si Thaçin e Isa Mustafën edhe Memli Krasniqin e Lumir Abdixhikun, nuk i zmbrapsin as kritikat e vazhdueshme nga populli dhe qytetarët e vendit, si dhe rreziku për shuarjen e shtetit të Kosovës, ani pse, që të dy, janë plotësisht të vetëdijshëm, se krijimi i “zajednicës”, është vetëm hapi pararendës për ndarjen dhe gllabërimin e veriut, përfshi minierat e Trepçës dhe Liqenin e Ujmanit nga Serbia, pa të cilat, Kosova e ka të pamundur të mbijetojë dhe me humbjen e këtyre dy aseteve kapitale dhe kaq jetike për vendin, do të shuhej përfundimisht edhe shtetësia e Kosovës, gjë që është edhe qëllimi kryesor i Serbisë hegjemoniste.

“Shto krejt kësaj reagimet me fjalorë aq të ulët, nga të dy këto parti, kundër presidentes së vendit, vetëm pse ajo në fjalimin e saj të fundvitit, shprehu një “gjendje”, më tepër të dëshirueshme e formë inkurajuese për qytetarët dhe atdhedashësit e njëmendtë të Kosovës, se sa të “vërtetë” të sigurt e përfundimisht të garantuar, shihet qartë se partitë e inkriminuara, nuk janë penduar aspak, për nënshkrimin e marrëveshjeve kaq të dëmshme në kurriz të Kosovës, nga ish udhëheqësit renegat. E për aq më keq, partitë e inkriminuara dhe kryesore opozitare PDK & LDK edhe nën drejtimin e kryetarëve të rinj, janë në gjendje që, ta çojnë deri në fund amanetin e paraardhësve të tyre partiak, për shitjen e tokave tona etnike dhe faljen e veriut të vendit tonë Serbisë hegjemoniste, vetëm që nesër të mund të “krenohen”, se formimin e “zajednicës” të nënshkruar nga kuislingu Hashim Thaçi dhe renegati Isa Mustafa, nuk patën forcë ta ndalnin as Albin Kurti e Vjosa Osmani, pa çarë fare kokën, se ky akt i paprecedent tradhtie, çon në shuarjen e tërësishme të shtetit të Kosovës”, thotë analisti Qarri për “Bota sot”.