Lajme

Qarri: Serbia vazhdon, as të mos sanksionohet nga Bashkimi Evropian, përderisa Kosova padrejtësisht vijon të mbahet nën masat ndëshkuese të BE-së

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:03 / 10 November 2023

Lidhur me këtë ҫështje, kanë folur njohësit e fushës së politikës. Kështu, analisti Gani Qarri, thotë për ‘Bota sot’ se, në Ballkanin Perëndimor kanë filluar të bëhen lojëra të ndyta dhe me rrezikshmëri të mëdha për shtetet e vogla.

Image

Gani Qarri

“Fatkeqësisht sot, të gjithë ne, jemi dëshmitar, se ka kohë, që në Ballkanin Perëndimor kanë filluar të luhen lojëra të ndyta konspirative dhe me rrezikshmëri të lartë për fatin e shteteve të vogla, duke filluar nga Bosnja e cila në vijimësi kërcënohet me ndarje të të ashtuquajturës “republika srpska”,  Mali i Zi, në krye të të cilit, si në presidencë, qeveri dhe parlament, janë vendosur udhëheqës tërësisht serb dhe me qëndrime të hapura kundër pavarësisë së Kosovës, e deri te tendenca e parreshtur meskine e ndërmjetësuesve të BE-së dhe emisarit amerikan Escobar, me mbajtjen nën presion të vazhdueshëm të Qeverisë Kurti për imponimin e “asociacionit” i cili, menjëherë pas zyrtarizmit, njëjtë si në Bosnje, ku edhe atje çdo gjë ka nisur vetëm me një asociacion, mund të kthehet në bombë me sahat, për të tashmen dhe të ardhmen e Kosovës”, vlerëosn Qarri për ‘Bota sot’.

Ai thotë më tutje se, “për aq më tepër shqetëson fakti se frymë të ngjashme me qëndrimet e ndërmjetësuesve ndërkombëtar, përmban edhe Raporti i Progresit të Komisionit Evropian për Kosovën, i cili përveçse “minimizoi” deri në skajshmëri të sikletshme, sulmin terrorist serb në Banjë të Zveçanit, në dokument referohet për të, vetëm si sulm i dhunshëm ndaj policisë dhe ngjarje e rëndë në veri, pa emërtimin e vërtetë-si sulm terrorist, që me të drejtë konsiderohet mjaft shqetësues për vendin tonë, ngase tregon qartazi një “njëanshmëri” të theksuar edhe për akte të tilla, në favor të Serbisë dhe qëndrim të hapur kundër Kosovës”.

“Madje një situatë e tillë, bëhet edhe më shqetësuese kur kemi parasysh faktin se edhe pas sulmit terrorist serb në Banjskë të Zveçanit, i cili në Raport është vlerësuar si “përshkallëzimi më i rrezikshëm i viteve të fundit”, Serbia vazhdon, as të mos sanksionohet nga Bashkimi Evropian, përderisa Kosova padrejtësisht vijon të mbahet nën masat ndëshkuese të BE-së, andaj është koha e fundit që formimi i asociacionit, të kushtëzohet medoemos në njohjen e pavarësisë së Kosovës, jo vetëm de fakto por edhe de-jure, nga Serbia, dhe jo më të thuhet se vetëm formimi i asociacionit, nuk ka alternativë, por të konsistohet me këmbëngulje nga Kosova, që njohja de fakto dhe de-jure e Kosovës, si dhe heqja e Kosovës nga preambula e kushtetutës së Serbisë hegjemoniste, të kthehet në kusht të pa alternativ, i cili medoemos duhet plotësuar, në mënyrë që të arrihet marrëveshja përfundimtare dhe të sigurohet paqja afatgjate në rajon”, thotë Qarri.

Analisti thotë më tutje se, përderisa BE dhe SHBA, të dyja bashkë, pa fije korrektësie të ndërmjetësimit diplomatik, e kushtëzojnë në vijimësi edhe me forcë Kosovën, ta sanksionojë vetveten, me formimin e asociacionit, që menjëherë pas “krijimit” zyrtar, dhe disa shkelmimeve të porositura nga Serbia, të kriminelëve serb brenda vendit tonë, po me kërkesën e ndërkombëtarëve dhe në sinkronizim me Vuçiqin, apo ndonjë udhëheqës tjetër pasues të Serbisë, asociacioni i propozuar sot nga BE, nesër mund të shndërrohet automatikisht, në një formë të “republikës srpska”, e cila do të qoj në shkatërrimin definitiv të Republikës së Kosovës!

“Prandaj meqë formimi i asociacionit u thuka se nuk ka alternativë, atëherë Kryeministri Kurti duhet te insistojë me çdo mjet dhe mundësi, që edhe njohja e Kosovës, nga Serbia të mos ketë alternativë tjetër, qoftë edhe kundër insistimeve të BE-së dhe SHBA-ve, përndryshe nesër do të jetë shumë vonë për Kosovën, edhe nëse ne pendohemi për lëshimet e bëra para Serbisë”, vlerëson ai.