2:13 / 30 November 2023
Gjatë ditës së sotme para objektit të Qeverisë kanë protestuar Zjarrëfikësit e Kosovës.
E njëri nga zjarrëfikësit e pranishëm në protest për kamerën e lajmi.net ka rrëfyer për problemet me të cilat përballën zjarrëfikësit.
‘’Kamë dëgjuar një këngë nga të rinjët lidhur me gjermaninë, që 24 vjet punojë zjarrëfiks, nuk besoj që 1 janari më zë në Kosovë’’, ka thënë Naser Abazi – zjarrëfikës nga Vitia.
Më tutje ai është ankuar edhe për heqjen e shtesave të rrëzikshmërisë nga ana e Qeverisë së Kosovës.
‘’Na nuk jena dal me protestu kundër Qeverisë, na jemi duke protestuar për të drejtat tona’’, ka thënë ai.
Abazi thotë se me rrogën e zjarrëfikësit e mban komplet familjen e tij prej gjashtë anëtarëve.