Nga:Hysni Gashi
Ndonëse jemi dëshmitarë se ne këto vite nxënsit tanë përdallim nga nxënësit ne rajon kanë qenë me numrin me të mëdha të librave ne çantat e tyre.
Teksa ne anën tjetër,shumë nxëns kishin kërkuar ndihmë të mjeku që kishin probleme me boshtin kurrizor nga pesha e rënd e tyre dhe pasojat e tyre janë evidente edhe sot,për me tëpër kishte ankësa edhe nga prindrit e tyre drejtuar mësimdhënsëve.
Me ç’rast,po të bëhet edhe një studim psh:të një nxënsi të para dy dekadave i cili nxënës e kishte përfunduar ciklin e ulët me 5 libra dhe 8 vjeçaren me 8 libra e pa patur internet për literatur shtesë,dhe tani pas dy dekadave nxënsi i ciklit të ulët i ka tre fyshin e librave po ashtu tre fyshin edhe i 8 vjeçares dhe me internet për literatur shtesë,nxënsi i para dy dekadave del të jetë me i pregaditur.
Nderkohë me këto para të këtyre librave po të kishte menaxhim siç do të duhej,sot ne çdo komuna do t’i kishum shkollat digjitale dhe mësimin digjital. Ndersa të kthehemi pak ne ketë fillim të keti gjysymvjetori që 8 dite nxënsit tanë vijojnë pa tekste shkollore a kanê menduar me herët se nxënsit fillojnë me 1 shtator a po kanë menduar sikurse puna e disa kompanive të mirëmbajtjes të rrugëve ne sezone të dimrit thonë na zuri bora ne befasi. Prandaj fatkeqsisht për kushte dhe arsimimin e nxënsëve tanë me shumë po bëjnë biznis dhe eksperimente sesa kushte arsimim të mirëfillt.