Lajme

Qëllimet “djallëzore” të opozitës kundër Qeverisë Kurti/ Analistët: Ja pse LDK e PDK nuk e duan planin evropian

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
3:09 / 21 March 2023

Tre ditë kanë kaluar që kur Kosova dhe Serbia u pajtuan për zbatimin e marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet tyre, e cila nuk rezultoi me nënshkrim në takimin e Ohrit.

Pavarësisht kësaj, dakordimi gojor për aneksin e implementimit të planit të BE-së nxiti reagime pozitive nga bota perëndimore, por edhe nga SHBA, të cilat e kanë mirëpritur një hap të tillë nga dy vendet.

Nga ana tjetër, në Kosovë pati kritika të shumta nga një pjesë e opozitës e cila po konsideron se është pranuar formimi i Asocaiconit, për të cilin po thuhet se është vetmenaxhim për serbët në veri.

Kështu, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka thënë se epilogu i kryeministrit Kurti, si kryeministër në dialog, është “mashtrim dhe humbje e një mundësie historike”.

“Mashtrim dhe humbje e një mundësie historike – ky është epilogu i Kurtit si kryeministër në dialog. Një kauzë politike e rremë – që Kosovës i kushtoi tmerrësisht shumë – përfundoi sonte. Kushtet e vëna, fjalimet e thëna, qëndrimet e dhëna, thjeshtë u zhbënë. Përveç saj, një marrëveshje pa njohje, jo finale dhe me asociacion plus në të është çfarë Kurti i solli Kosovës sot. Kjo gjendje e re, e shndërruar si detyrim integrues për vendin tonë, është e pariparueshme më”, deklaroi Abdixhiku menjëherë zhvillimeve në Ohër.

Derisa, edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se Kurti, “pranoi gjithçka që kishte premtuar se nuk do të pranonte, përgjatë tërë jetës së tij politike me predikime të rrejshme e mashtrime të panumërta”.

“Por, përtej mashtrimeve të tij, brenga ynë mbetet Kosova, qytetarët tanë dhe brezat e ardhshëm, të cilët, fatkeqësisht, përveç që e kanë humbur besimin në perspektivën që ofron Kosova, do ta trashëgojnë për vite me radhë konfliktin e ngrirë me Serbinë. Dhe kjo është pasojë direkte e gabimeve të Albin Kurtit që ka negociuar dhe mundësuar këtë marrëveshje që është e pamjaftueshme për Kosovën dhe që nuk i arrin qëllimet tona shtetërore e qytetare”, ka dekalruar ai ndër tjera.

Mehazi: Nuk mban mend hitoria politike shqiptare që t’i kundërvihet Serbisë dikush sikurse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Profesori Sulejman Mehazi, në një përgjige për “Bota sot” ka thënë se duhet t’i pyesim PDK e LDK, për nënshkrimet sepse Albin Kurti, kurrsesi nuk shkon sipas pasioneve nacional-shoviniste politike të asociacioneve ekzekutive serbe në Kosovë.

Image

Sulejman Mehazi

Pyesim partitë opozitare të Kosovës se cilët kanë qenë “mashtrime e humbje historike”, ikja e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqit nga nënshkrimi i marrëveshjes së Ohër përballë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, i cili kurrsesi nuk shkon sipas pasioneve nacional-shoviniste politike të asociacioneve ekzekutive serbe në Kosovë, pyesim opozitarët se a nuk janë mashtrime e humbje historike nënshkrimet e LDK-së dhe PDK-se të asociaconeve të pakicave serbe më 2013 dhe 2015 nga vetë lideret e tyre? Dhe një pyetje partive opozitare, se mashtrimi e humbja historike, a është për Kosovën apo për Serbinë?, ku një ditë pas dakordimit të marrëveshjes evropiane presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiqi, në menyrë pesimiste, figurativisht, deklaroi se në Ohër nuk ka nënshkruar për shkak se Kurti asociacionet politike serbe i ka transformuar në Korporata Ekonomike Vetëmenaxhuese Serbe.

Këtë deklaratë nuk e thonë të PDK-së, LDK-se e AAK-së, por armiku më i madh i Kosovës, Vuçiqi.

Jo vetëm qytetarët shqiptarë, por edhe ato evropiane thonë se marrëveshja njëmbëdhjetë pikëshe e planit franko-gjerman në Ohër më shumë është mashtruese e humbje historike për vetë Serbinë, kurse për Kosovën dhe gjithë shqiptarët anekënd botës është Fitore më e madhe e më optimiste diplomatike historike shekullore ndaj Serbisë së Vuçiqit”, thotë ai.

Sipas tij, Albin Kurti është politikani i cili i kundërvihet Serbisë dhe presidentit serb. Ai shton se vetëmenaxhimi i pakicave serbe është term ekonomik e jo politik.

Nuk mban mend hitoria politike shqiptare që t’i kundërvihet Serbisë dikush sikurse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryeministri i Kosovës iu kundërvë, presidentit të Serbisë me reciprocitetin e dokumenteve personale, e fitoi; Albin Kurti iu kundërvë Vuçiqit me targat serbe, e fitoi dhe ja kapaku i fitoreve përfundimtare të Albin Kurtit ndaj Vuçiqit është marrëveshja evropiane e Ohrit, ku presidenti i Serbisë nuk pati guxim të nënshkruante planin franko-gjerman në Ohër për shkak se asociacionet e pakicave serbe në këtë marrëveshje u shndërruan në terme ekonomike Vetëmenaxhuese që e ka kuptimin e Korporatave ekonomike të firmave, fabrikave, tregtare e ekonomike serbe. Shkurt e qartë Vetëmenaxhimi i pakicave serbe është term ekonomik e jo politik. Prandaj kritikat ofenduese të partive opozitare e kanë kuptimin e përrallave politike e nuk i ha pazari”, përfundon ai.

Elezaj: Veprimi i LDK-së dhe PDK-së, thënë më së buti, është idiotizëm dhe maskarallëk politik i llojit më të pacipë

Image

Rexhep Elezaj

Kurse, analsiti Rexhep Elezaj thotë se opozita në këtë rast me kritikat ndaj kryeministrit Kurti është thikë pas shpine, sepse në këtë proces të vështirë Kurti duhet të kishte mbështetje nga opozita.

Sipas tij, ajo çfarë kanë thënë PDK dhe LDK, është idiotizëm dhe maskarallëk politik i llojit më të pacipë.

Reagimet negative të opozitës ndaj Planit të BE-së për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, përfshirë edhe takimin në Ohër të Maqedonisë së veriut, mes presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq dhe kryeministrit Albin Kurti, nën ndërmjetësimin e vetë z. Joseph Borrell dhe z. Miroslav Lajçak, nuk do i kisha quajtur mashtrim dhe humbje historike, veçse thikë pas shpine ndaj negociatave Kosovë-Serbi..!?

Ngase, ta lësh të vetmuar kryeministrin e vendit, z. Kurti, në një dialog kaq të vështirë dhe të komplikuar me Serbinë hegjemoniste, siç e kanë treguar këtë takimet në Bruksel në mes dy palëve në dhjetë vitet e kaluara, pra që kur ka filluar dialogu e deri më sot, të mos qëndrosh krah qeverisë së vendit tënd si dhe mos ta ndihmosh për aq sa ke mundësi, duke e penguar dhe kritikuar me lloj-lloj deklaratave të pamatura dhe pa asnjë sens politik e kombëtar, siç kanë vepruar udhëheqësit e PDK-së dhe LDK-së karshi dialogut me Serbinë, të cilin në dy vitet e fundit po e udhëheq kryeministri Kurti, thënë më së buti, është idiotizëm dhe maskarallëk politik i llojit më të pacipë..!?”, thotë ai.

Tutje, Elezaj shprehet se PDK dhe LDK si duket nuk kanë kuptuar asgjë nga plani ose ndoshta kanë edhe djallëzore ndaj qeverisë Kurti.

Pastaj, të deklarosh me aq budallallëk, se Plani i BE-së prej 11 pikave si dhe Aneksi i implementimit të tij, i cili u aprovua në Ohër nga të dyja palët në dialog, na qenka kundër interesave të Kosovës, dhe se dialogun me Serbinë ky akt e prolongon në kohë të pacaktuar (A. Hoti), se ky Plan është vetëm në favor të Serbisë, dhe jo edhe në favor të Kosovës, dhe kështu me radhë, më rezulton se këto dy parti opozitare në Kosovë, ose e kanë lexuar, por nuk kanë kuptuar asgjë nga ky Plan, ose kanë qëllime djallëzore ndaj qeverisë Kurti, të cilës ia dëshirojnë humbjen dhe dështimin në dialog me Serbinë..!?

Ndryshe nuk mund të justifikohet qëndrimi i tyre kundërshtues dhe në dëm të Kosovës ndaj Planit të BE-së, i cili “de-facto”, nëse e nënshkruan pala serbe, është njohje reale e pavarësisë e Kosovës, por të njëjtin në dy takimet e mbajtura me 27 shkurt në Bruksel dhe dje me 18 mars në Ohër, presidenti serb A. Vuçiq po refuzon që ta nënshkruan. Po refuzon, sepse e dinë fare mirë se me pranimin me shkrim të këtij Plani, njohja e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë do bëhet akt i përfunduar”, deklaron Elezaj.

Në fund, mos nënshkrimi nga ana e Serbisë flet qartë se ky plan nuk është i pranueshëm për Serbinë, duke u munduar të blejnë kohë, me shpresë që lufts në Ukrainë të përfundojë me fitoren e Rusisë.

“Kurse, takimi në Ohër midis kryeministrit Kurti dhe presidentit serb, Aleksander Vuçiq, në bazë të deklaratave të dhëna pas mbarimit të takimit nga z. Josep Borell, z. Kurti dhe Vuçiq, rezulton se, pranë vështirësive të mëdha për gjetjen e modaliteteve për arritjen e ndonjë kompromisi rreth formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe (AKS) në Kosovë, në implementimin e të cilës kërkesë po insiston me çdo kusht presidenti serb, Vuçiq, në njërën anë, si dhe gatishmëria e kryeministrit Kurti, që këtë Plan ta nënshkruajeë pala serbe, por të cilit nënshkrim po i ikën me hile dhe dredhi A. Vuçiqi, siç e tha mbrëmë vetë kryeministri Kurti, më duket se pranë këtij refuzimi nga pala serbe, është arritur dakordim gojor publik, që të fillohet me implementimin e disa pikave të këtij Plani bazik, për çfarë është marrë vendim që BE-ja ta formon një komision mbikëqyrës, që në fakt është një hap përpara drejtë pranimit të kësaj marrëveshjeje edhe nga ana e Serbisë!

Sido që të jetë, vetë refuzimi i presidentit të Serbisë, Vuçiq që ta nënshkruan Planin e BE-së për Kosovën, flet qartë se Plani në fjalë nuk është i pranueshëm për Serbinë, nënshkrimin e të cilit me çdo kusht duan ta shtyjnë sa më gjatë që të jetë e mundur duke blerë kohë, me shpresën se lufta në Ukrainë do përfundojë me fitoren e Rusisë!”, përmbylli ai për “Bota sot”.