11:50 / 16 May 2025
Georgia Meloni sapo ka mbërritur në tapetin e kuq ku kryeministri Edi Rama po pret lidët e BE në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian.
Kreu i qeverisë ka bërë një gjest që ka tërhequr vëmendjen, duke hequr çadrën pavarësisht shiut që binte, dhe duke u ulur në gjunjë përpara kryeministres italiane Meloni.
“Edi stop! E bën që të jetë i gjatë sa unë’ tha Meloni me batutë.
Nuk është hera e parë që kreu i qeverisë shqiptare për të rënë në sy dhe për tu bërë subjekt bën skena të tilla. Herë ulet ne gjunjë, herë përqafon apo puth dikë. Atletet nuk i ndan nga vetja. Pasi masakroi zgjedhjet parlamentare te 11 majit duke grabitur e vjedhur votat tani vijon rolin e tij të preferuar të servilit. Qesharak deri ne fund.