Lajme

Qetsori merr avantazh në lojë, iu bashkangjit tre të nominuarve për finalistin e dytë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
9:00 / 22 April 2023

Efi, Kiara dhe Bledi kanë shkuar në nominim, pasi votuan banorët.

Qetsori si lider i shtëpisë ka një avantazh, dhe ka të bëjë lidhur me këtë nominim, shkruan lajmi.net.

“Lideri duhet të zgjedh mes dy mundësive që i ka dhënë Vëllau i Madh, opsioni i parë lideri shton veten në televotim për finalistin e dytë, dhe opsioni i dytë lideri shton veten për një eliminim”, thuhet në Zarf.

Qetsori vendosi për opsionin e parë, kështu ai bashkë me tre të nominuarit shkojnë në televotim për finalistin e dytë.