Lajme

Qeveria e Albin Kurtit e furishme në premtime, por e ngathët dhe e butë në veprime

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:33 / 5 August 2022

NGA REXHEP TORTE

Qevria e Albin Kurtit duhet sa më parë t’i nxjerr para ligjit dhe drejtësisë si edhe po t’i vendosën prapa grilave “peshqit e mëdhenj” , përkatësisht mafinë politike e korruptive në Kosovë.

Albin Kurti dhe Qeveria e tij ishin të furishëm në premtime, ndersa shumë të ngathët dhe të butë në veprime.

Qeveria e Albin Kurtit është dashur të veprojë dhe ta zbatojë në mënyrë rigoroze atë që e premtoi.

Qeveria e Albin Kurtit premtonte se askush nuk do të jetë mbi ligjin, se do ta luftojë me ashpërsinë më të madhe pasurimin e jashtëligjshëm dhe korrupsionin, dhe se paratë e grabitura do t’ia kthejë popullit, por u tregua e ngathët dhe e butë në realizimin e këtyre premtimve.

Qeveria e Albin Kurtit duhej pa hezitim të vihet në aksion dhe në veprime konkrete, e të merr vendim dhe të mos lejojë që Kosova nga taksapaguesit e Kosovës t’i paguajë avokatët e shumtë e të shtrenjtë që kanë angazhuar Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, të cilët në Gjykatën Speciale në Hagë akuzohen për vepra penale të tyre personale, dhe jo për vepra penale të shtetit të Kosovës.

Kur dihet se Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli janë milionerë të pasluftës në Kosovë, dhe për mbrojtjen e tyre në Gjykatën Speciale në Hagë, i hapën e Fondet e tyre në Kosovë për ta zhvatur sërish popullin e Kosovës.

Qeveria e Albin Kurtit, duhej të reagonte menjëherë nëpërmjet prokurorisë dhe hetuesisë së Kosovës ndaj Vlora Çitakut, ish ambasadores së Kosovës në SHBA, aktualisht nënkryetare e PDK-së, pas dyshimeve ndaj saj që ngriti analisti dhe studjuesi Enver Bytyqi, për bashkëpunimin e Vlora Çitakut me Matheë Palmerin, Hashim Thaçin, Edi Ramën dhe Aleksandër Vuçiqin për ndarjen e Kosovës.

E tërë kjo bazuar në deklaratën e boshnjakes Sabina Çudiq., për të cilën edhe sot e kësaj dite Vlora Çitaku nuk është prononcur, por po sjellet me heshtje sikur nuk ka bërë asgjë.

Qeveria e Albin Kurtit duhej të reagonte menjëherë nëpërmjet prokurorisë dhe hetuesisë së Kosovës, ndaj veprimeve korruptive dhe keqqeverisjes së Isa Mustafës, ish kryetarit të LDK-së dhe ish kryeministrit të Kosovës, i cili në cilësinë e ish kryeministrit të Kosovës, e nënshkruajti në Bruksel edhe Marrrëveshjen për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, marrëveshje tejet e dëmshme për shtetësinë e Kosovës.

Qeveria e Albin Kurtit duhej të reagonte menjëherë nëpërmjet prokurorisë dhe hetuesisë së Kosovës, ndaj veprimeve korruptive të Ramush Haradinajt, kryetarit të AAK-së, si edhe ndaj keqqeverisjes së tij si ish kryeministër i Kosovës, ndaj të cilit ka shumë afera korruptive lidhur me shitblerjen dhe shpronësimin e tokave, i cili bleu për vete 200 hektarë me vishnje e lajthi për vetëm 70 mijë euro, dhe i cili kur ishte kryeministër i Kosovës ia fali Malit të Zi 8000 e 200 hektarë bjeshtë të Kosovës .

Ramush Haradinaj, e ktitikonte dhe e sulmonte Albin Kurtin në vazhdimësi kuturu dhe pa asnjë dëshmi, ndërsa Albin Kurti dhe Qeveria e tij nuk e nxorrën asnjëherë Ramush Haradinajn para përgjegjësisë ligjore për aferat korruptive ekzistuese.

Personat e lartëpërmendur janë vetëm disa ngapeshqit e mëdhenj të mafisë politike dhe korruptive në Kosovë, ndaj të cilëve Kanë reaguar edhe SHBA-të edhe BE-ja, por që Qeveria e Albin Kurtit premtonte se do t’i nxjerrën para ligjit, por derisot nuk veproi.

Qeveria e Albin Kurtit, këtyre “peshqve të mëdhenj” të mafisë politike dhe të korrupsion, ua dha mundësinë që këta “peshqi të mëdhenj” mafiozë të veprojnë kundër Albin Kurtit, kundër Vetëvendosjes dhe kundër Kosovës.

Albin Kurti dhe Qeveria e tij, duhet pa vonesë ta reformojnë prokurorinë, hetuesinë dhe gjyqësinë në Kosovë, për t’i vënë para ligjit dhe prapa grilave të gjithë udhëheqësit mafiozë për të cilët ekzistojnë fakte dhe dëshmi të shumta.

Populli e ka thënien e vet filozofike dhe domethënëse të nxjerrë nga jeta, e cila thotë se , “Gjarpëri duhet të shtypet mirë në kokë për të mos u ngritur më”.