Lajme

“Qeveria ende po vajton, Kosova po zbrazet”, – Tahiri i drejtohet Qeverisë: Çmimet janë qiell

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:24 / 11 March 2024

Deputeti dhe Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë se rinia e vendit dita e ditës po mendojnë të largohen nga Kosova, shkaku i pagave dhe kushteve jo të mira të punës.

Tahiri kritikoi qeverinë e kryeministrit Kurti, duke aluduar se neglizhenca e tyre ka ndikur që qytetarët të marrin vendime të vështira për ta lëshuar vendin.

“Kjo qeveri hyri në vitin e katërt të qeverisë së vetë dhe ende po vajton, ende nuk ka përgjigje për asnjë temë që rregullon jetën. Kosova është duke u zbrazur, të rinjtë po kërkojnë mundësi të marrin një vizë pune për ta lëshuar Kosovën. Çmimet e jetesës, artikujt kryesor duke nisur kah buka e deri te nafta, janë shkuar në hava, përderisa pagat kanë mbetur të njëjta. Problem kombëtar është me lidh muajin me muaj, me mbijetu me pagën që e ka një çift apo një familje, me mujt me I pagu faturat edhe veç me jetu. Problem është jeta, po merren me tema që nuk i japin kuptim jetës”, u shpreh Tahiri.