Ballina

Qeveria Kurti mbështetë komunën e Istogut, konfirmohen disa projekte infrastrukturore…

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
4:17 / 6 June 2023

Ministri Liburn Aliu ishte i pranishëm sot në qytetin e Istogut

Edhe pse komuna qeveriset nga PDK dhe LDK, qeveria Kurti gjithmonë ka ofruar mbështetje për shumë projekte

E disa nga to i ka publikuar edhe asamblisti i VV-së në Istog, Niman Beqiraj pas takimit qe patën me ministrin Aliu

Postimi i plotë në rrjetin social facebook

“Në politikë, dashuria matet me buxhet dhe pjesën qe e ndanë për ne, në këtë drejtim qeveria e Kosovës e ka mbështetë komunën e Istogut me disa projekte të mëdha infrastrukturore:

-Marrëveshja për rregullimin e infrastrukturës rrugore në Gurrakoc.
-Ndertimi infrastrukturës rrugore në rrugën “Bajram Gashi” në qendër të Istogut, projekte që arrijnë vlerën prej 530 mijë euro.
-Rrugën rajonale R-221 në Cërkolez.
-Rrugë e bjeshkës për Mokën dhe Lugu i Butë.
-Aneks marrëveshja në mes të Komunës së Istogut dhe Ministrisë se Mjedisit,Planifikimit Hapesinor dhe Infrastruktures, për projektin “Ndërtimi i Parkut te Qytetit” në lokacionin e ish-ndërmarrjes Publike-Radusha në Istog”.

*Dhe se fundmi investimi prej 953 000€ në:
-Ndërtimi i rrugës “Mesha Selimoviç dhe Rusolia”,
-Ndërtimi i rrugës “Jusuf Kovaçeviç”, -Ndërtimi i rrugës “Mehmet Ejupi” -Dubravë.

Dhe shumë investime tjera në planifikim”