Lajme

Qeveria Kurti ndan nga 100 euro për studentët!

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
11:12 / 7 October 2025

Qeveria në detyrë ka marrë vendim që të ndajë nga 100 euro për studentë.

Kjo u bë e ditur gjatë mbledhjes së sotme.

“Rritjen ekonomike e ndajmë me gjithë qytetarët. Në kuadër të kësaj, sot miratojmë vendimin për ndarjen nga 100 euro për studentët që i plotësojnë kriteret, ashtu që ata dhe familjet ta enë më të lehtë përballimin e kostove që lidhen me fillimin e ri të vitit akademik. Të dashur studentë sot do të miratojmë përmbushjen e njërit prej premtimeve kyçe, atë për bursën e mobilitetit për studentët bachelor. Masë e përhershme e e mbështetje e vazhdueshme”,tha Kurti.

Sipas Ministrit te Financave, Hekuran Murati, kjo masë parashihet te ketë koston prej rreth 6 milionë eurove të cilat do të sigurohen nga programi i Ringjalljes Ekonomike.

“Edhe për këtë në lidhje me mënyrën dhe formën e aplikimeve dhe datat e pritur të ekzekutimit, do t’i njoftojmë të gjithë në vijim”, ka deklaruar Murati.