3:12 / 31 October 2023
Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhje ku ka miratuar buxhetin për vitin 2024.
Kryeministri, Albin Kurti deklaroi se buxheti për vitin 2024 do të jetë 3 miliardë e 314 milionë euro, shkruan Lajmi.net.
“Kemi rritur ekonominë, janë shtuar vendet e punës. Kjo është si rezultat i masave të suksesshme për rritjen e ekonomisë. Buxheti i shtetit për vitin 2024 do të jetë 3 miliardë e 314 milionë euro”, tha ai.
Kurti deklaroi se do të rriten pagat në sektorin publik dhe se do të ketë investime të shumta.
“Ky buxhet është i të gjithëve. Si Qeveri e kemi detyrë të menaxhojmë mirë, e të shtojmë vendet e reja të punës. Kemi edhe sfida tjera që do të përballemi”, tha kryeministri Kurti.