Lajme

Qeveria në detyrë merr vendim për ndarjen e 1 milion eurove për pakot ushqimore për familjet në nevojë

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:02 / 7 October 2025

Në mbledhjen e sotme të qeverisë së Kosovës është vendosur që të ndahen para edhe për familjet në nevojë.

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati propozoi ndarjen e 1 milion eurove për pakot ushqimore për familjet në nevojë.

Murati tha se kjo ndarje përfshinë pakot që janë shpërndarë më herët.

“1 milion euro ndarje për pakot ushqimore për familjet në nevojë”,tha ai derisa theksoi se në dimër nevojat e këtyre familjeve mund të jenë edhe më të theksuara e kësisoj do të mund t’u ndihmohet sado pak.