Lajme

Qeveria nuk i arrestoi ‘jakat e bardha’ – Analistët ‘godasin’ LVV-në për mos arrestimin e këtyre politikanëve të fuqishëm të Kosovës!

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:41 / 9 September 2023

Lëvizja Vetëvendosje kishte bërë deklarata ‘bombë’ gjatë fushatës zgjedhore se me ardhjen në Qeveri do t’i arrestojë të gjithë ata që keqpërdorën paranë publike, që u pasuruan me krim të organizuar dhe korrupsion, si dhe ata që privatizuan toka, me çmime super të lira, e që pastaj i shitën për të përfituar miliona euro, si rasti i Ramush Haradinajt, Sami Lushtakut dhe të tjerëve? Por, deri tash nuk kemi pa akoma që dikush i kësaj kategorie është arrestuar?

Pas këtyre viteve qeverisje të Lëvizjes Vetëvendosje, shtrohet pyetja se pse nuk është arrestuar askush prej ‘jakave të bardha’ nga Qeveria Kurti.

Në lidhje me këtë çështje, bashkëbiseduesit e gazetës “Bota sot”, kanë mendime të ndryshme, se pse ndodhi kjo.

Miftari kërkon vetting në drejtësi

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari thotë se, kjo ndodhi pasi LVV-ja dhe qeveria e Kosovës, nuk arriti ta pastron Gjykatën Kushtetuese, dhe as gjykatat tjera, as prokuroritë, Policinë e AKI-në.

“Aty ishte dora e krimit të organizuar nga partitë e korruptuara PDK, LDK, AAK, AKR…, prandaj Qeveria nuk arriti të pastrojë nga militantët kukulla dhe sekserë të Hashim Thaçit, Isa Mustafës, Ramush Haradinajt. Prandaj as 10% nuk arriti të pastrojë sistemin e drejtësisë nga KGK, KPK, e që në faktë janë këshilla politike të PDK, LDK, AAK dhe qendra që mbrojnë krimin e organizuar dhe mbrojnë politikanët e korruptuar multi  milioner nga oligarkët e tyre, si përshembull Devollin, e që janë më të fort se shteti”, thotë Miftari për gazetën “Bota sot”.

Ai shton se nuk ka prokurorë që guxon t’i prek njerëzit e ish-pushtetit.

“Pra, nuk guxon asnjë prokurorë të prek shefat e korrupsionit dhe krimit të organizuar në Kosovë si Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Sami Lushtaku, Ramush e Daut Haradinajt, Ilmi Reçicën, Isa Mustafën, Behgjet Pacollin, Skënder Hysenin, Agim Veliun… këta janë kumbarë të krimit të organizuar, prandaj vettingu në organet e drejtësisë është jetike për Kosovën, dhe ligji duhej të vlejë për të gjithë qytetarët dhe pushtetarët”, përfundon Naim Miftari.