Lajme

Qeveria s’po e kupton qe ka me e pagu vet secilin dështim

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
4:51 / 26 September 2022

Nga Viktor Buzhala

Është shumë e thjeshtë: Pushteti mirret për ti zgjidhur problemet. Kur je në pushtet, e ke atë fuqi.

Asnjë qeveri e jona deri sot ska pasë legjitimitet më të madh, e as fuqi më të madhe të deleguar nga populli për ti zgjidhur problemet.

Por, qeveria jonë ka zgjedhur tjetër strategji. Për degradimin tutje të arsimit ta akuzojë PAN’in. Shike ti, një krijesë që nuk ekziston tash e disa vjet. Ndërsa, copëzat e saj të degdisura as andej, këndej.

Nëse PAN’i i shkërmoqur ka pushtet sa me ta bIIoku arsimin për muaj të tërë, madje duke e bërë përmes mijëra votuesve të tu, të cilët janë në grevë dhe po veprokan me dirigjim të tyre, atëherë je tu e vetshpallë dorëzimin dhe dështimin. Je tu konstatu që ata pa pikë pushteti janë mē të fortë se ti që ke mbi 50 për qind të votave, i vetëm.

Pushteti duhet përdorë për ta adresuar secilin problem, secilën krizë. Nuk mund ta fajësosh dikë tjetër për deshtimin e sektorëve që ke nën menaxhim.

Greva dhe kriza ka në secilin vend. Por, nuk ka greva dhe kriza të pafundme. E si kanë përfunduar ato, nuk ka nevojë të zbulohet Amerika për ta kuptuar. Mjafton ti pyesësh ato vende apo ta shfletosh arkivën e lajmeve.

Fundja, në secilin verzion faturën për secilin proces, për secilin dështim e paguan pushteti.