12:13 / 15 September 2024
“Thuajse, ai elektorat është i kthyer në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Sondazhet, rezultatet, komunikimi i përditshëm, ashtu siç arrini ju gazetarët dhe ne nga politika të marrim mesazhe se çka po ndodh në raportet mes presidentes dhe qeverisë, këto i kuptojnë edhe qytetarët. Ka qenë një afërsi afatshkurtër, të cilët qytetarët i kanë besuar. Kjo është e natyrshme, por ja që nuk po rezulton ashtu”, deklaron ai.
Krahas kësaj, Quni thotë se LDK si fituese e zgjedhjeve do të jetë e gatshme për koalicione pas zgjedhore, pasi janë të vetëdijshëm se asnjë parti politike nuk mund e vetme ta formojë qeverinë. Edhe pse nuk flet për vija të kuqe, ai shprehet i rezervuar të komentojë zgjidhjet politike që do të bëjnë nëse LDK nuk del fituese.