...

Lajme

Quni i bindur se LDK-ja do t’i fitojë zgjedhjet

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
12:12 / 14 September 2024

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, thotë se janë të gatshëm për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Duke shprehur bindjen se do të jenë parti fituese, ai thekson gatishmërinë për koalicione pas zgjedhore, por në rastin e kundërt, Quni është më i rezervuar nëse do të qëndrojnë në opozitë. Përkitazi me këtë, nënkryetari i LDK-së thotë se kanë rikthyer elektoratin e humbur nga Lista Guxo.

Deputeti i LDK-së ka thënë se programi qeverisës i partisë ku bën p fuqizon sovranitetin e vendit dhe hap rrugën për integrime euro-atlantike.

“Ne me kohë kemi filluar reformat e brendshme. Ngritjen e strukturave aty ku të njëjtat kanë qenë të lënduara pas zgjedhjeve të fundit nacionale. Tani kemi një strukturë stabile në Kosovë, po ashtu kemi një strukturë stabile në mërgatë. Ekziston një komunikim i pandërprerë dhe i përditshëm, duke trajtuar temat që janë në interes të veçantë dhe të përbashkët. Po ashtu, kemi punuar një kohë të gjatë në hartimin e programit qeverisës që ne e kemi bërë publik. Flasim për 100 projekte të ndryshme të fushave të ndryshme, të hartuar nga 28 grupe me shumë ekspertë, profesionalizëm, ekspertizë dhe përvoja. Ky program qytetarëve të Kosovës iu siguron, duke filluar nga sovraniteti, funksionaliteti i institucioneve në tërë territorin e Kosovës, ngritja e marrëdhënieve me partnerët strategjikë dhe hap rrugë për integrime euro-atlantike”, thekson Quni.

Sipas tij, në bazë të sondazheve dhe komunikimit në terren kjo parti ka arritur të rikthejë elektoratin e humbur nga Lista Guxo në zgjedhjet e vitit 2021.

“Thuajse, ai elektorat është i kthyer në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Sondazhet, rezultatet, komunikimi i përditshëm, ashtu siç arrini ju gazetarët dhe ne nga politika të marrim mesazhe se çka po ndodh në raportet mes presidentes dhe qeverisë, këto i kuptojnë edhe qytetarët. Ka qenë një afërsi afatshkurtër, të cilët qytetarët i kanë besuar. Kjo është e natyrshme, por ja që nuk po rezulton ashtu”, deklaron ai.

Krahas kësaj, Quni thotë se LDK-ja si fituese e zgjedhjeve do të jetë e gatshme për koalicione pas zgjedhore, pasi janë të vetëdijshëm se asnjë parti politike nuk mund e vetme ta formojë qeverinë. Edhe pse nuk flet për vija të kuqe, ai shprehet i rezervuar të komentojë zgjidhjet politike që do të bëjnë nëse LDK nuk del fituese.

“Të gjitha përgatitjet tona deri tani janë bërë transparente. Jemi të vetëdijshëm se asnjë parti politike e vetme nuk mund ta ndërtojë vetë qeverinë. Cilado parti që do të jetë fituese, do të jetë e detyruar të bëjë koalicion. Kjo është një çështje që ende nuk është hapur si temë, por personalisht për mua, pasi i besoj këtij programi që kemi hartuar, partia partner pas zgjedhjeve, e cila është e gatshme që të bashkëpunojë në kuadër të këtij programi, për mua i plotëson parakushtet që ne të bashkëbisedojmë për ndërtimin e ndonjë koalicioni… Po flasim në rastin kur jemi parti fitimtare, me siguri se do të trajtohet. Unë mbahem i rezervuar për situata të tilla”, tha Quni.

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë do të mbahen më 9 shkurt 2025. /KP

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.