Lajme

Quni: Nuk do të lejojmë që LVV dhe Kurti të sillen me Kosovën si me pronë private

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
1:53 / 16 June 2023

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni ka thënë se si parti janë konstruktive ndaj zhvillimeve në vend.

Ai ka thënë se LDK ka qëndrimet e veta dhe se nuk bazohen nga partitë tjera.

Quni në emisionin “Këndi i Debatit”, i pyetur për qëndrimet e partive opozitare dhe mos koordim të tyre tha se si LDK kontributin janë duke e dhënë përmes institucioneve dhe nuk përjashtojnë edhe masat tjera demokratike kur ata e vlerësojnë.

Ish-ministri i Mbrojtjes tha se nuk do të lejojnë që Vetëvendosje dhe Kurti të sillen me Kosovën si me pronë private.

“Veprimet tona, qëndrimet nuk bazohen nga partitë e tjera. Ne kemi një konsistence, traditë që tani është kulturë e jona. E përcjellim situatën nga afër në institucione e mënyra tjera. Jemi konstruktiv duke dhënë qëndrimet e propozime se si të kalohet nga një situatë e tillë. Nuk përjashtohet edhe veprimet tjera demokratike që ne do t’i përdorim në momentin kur i vlerësojmë .Nuk do të lejojmë që Vetëvendosje me Albin Kurtin të sillet me Kosovën si me një pronë private”, ka thënë Quni.