Lajme

Quni paralajmëron Qeverinë Kurti: Ashtu siç erdhët me vrap, ashtu dhe do të shkoni

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
4:09 / 26 August 2022

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, ka bërë një reagim në profilin e tij në ‘facebook”.

Quni ka publikuar një fotografi, në të cilën shihen katër kalorës, e të cilëve deputeti i LDK-së ua ka dhënë epitetin e “kalorës të Qeverisë-kalorës të apokalipsit”

Quni thotë se i pari ka paralajmëruar luftë, i dyti terr, i treti sëmundje dhe i fundit kërcënoi me ndalim të kafshatës së bukës.Deputeti nga Prizreni thotë se “ashtu siç erdhën, ashtu edhe do të shkojnë”, dhe shton se “prapë do të ngrihemi”.

Reagimi i plotë i Qunit:

Ashtu siç erdhën me vrap, ashtu dhe do të shkojnë.


Kalorësit e Qeverisë si kalorësit e apokalipsit
I pari paralajmëroi luftë.


I dyti terr.I treti sëmundje e epidemi.
I fundit na kërcënoi me ndalim të kafshatës së bukës.Ashtu siç erdhën me vrap, ashtu dhe do të shkojnë.

Në horizont do të shohim vetëm pluhurin mbrapa tyre, e ne, prapë do të ngrihemi.