Lajme

Quni për bisedën Kusari- Radoiçiq: Marrëveshje të fshehta me dijeninë e Kurtit

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:03 / 10 October 2024

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni duke folur për publikimin e fundit të audi-incizimin ndërmjet shefes së Grupit Paralamnetar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila dhe ish- nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiq, ka thënë se aty bëhet fjalë për biseda e marrëveshje të fshehta.

Quni ka thënë se tash është e panjohur se për çfarë marrëveshje bëhet fjalë, por kjo çështje sipas tij do të duhej të hetohej.

“Kanë biseda të fshehta dhe marrëveshje të fshehta. Kjo çështje do duhej të shkonte deri në fund se në përmbajtjen e bisedës një ndër çështjet qe u dakorduan është që ‘për t’ju përkrah ne në çështjen gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese ne i kemi disa kushte do tua tregoj një anëtarë i partisë( Listës Serbe) dhe pasi t’i përkrahini ato kushte ne vazhdojmë të ju përkrahim në ato dy tema’. Tani mbetët mister cilat kanë qenë ato tema”, ka thënë Quni në emisionin “InfoNata në Tëvë 1.

Madje ai ka vlerësuar se për këto biseda ka qenë në dije edhe kryeministri Kurti.

“Nëse ka në Kosovë një lider të partisë politike që kontrollon edhe anëtarin më të ri të partisë është Albin Kurti. Deklarimi i znj. Kusari- Lila që deklaronte se unë kam kryer biseda pa dijeninë e liderit të partisë unë nuk e besoj”, tha ai.

Mimoza Kusari-Lila, ka reaguar pas publikimit të kësaj bisede nga Paparaci, duke e quajtur luftë hibride.

Por, Quni ka thënë se ky ishte një reagim me fraza boshe dhe se Kusari-Lila do të duhej ta tregonte të vërtetën.

“Fraza boshe. Nëse ka mbet pak etikë, moral e integritet nga një përfaqësuese e popullit duhet të tregojë të vërtetën”, tha Quni.

Edhe Kurti këtë publikim të bisedës e ka quajtur luftë hibride.