Lajme

Raci: Lëvizje brilante nga Kosova sot në dialog

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
7:45 / 14 September 2023

Shumë e vlerësuan si të dështuar paraqitjen e kryeministrit Albin Kurti përballë palës serbe e dy ndërmjetësuese evropianë për dialogun Kosovë-Serbi, të kundërtën po e mendon analisti, Gazmir Raci.

Raci e ka cilësuar si brilante paraqitjen e Kurtit, i cili nuk u dakrodua për marrëveshje pasi në qendër kishte Asociacionin e Komunave me Shumice Serbe.

“Lëvizje briliante nga Kosova sot në dialog”, ka shkruar ai.

“Vuçiq në Bruksel për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Ndërkaq, në Kosovë, Lesposaviqi dhe Zubin Potoku bëhen pjesë e Asociacionit të Komunave të Kosovës”, u shpreh Raci.