Lajme

Raci: Nuk është mirë të përdoret metoda “Grenell” për të ardhur në pushtet

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
5:49 / 1 February 2023

Analisti Gazmir Raci dyshon se po përgatitet rrëzimi i kryeministrit Albin Kurti.

Sipas tij, skenari për rrëzimin e kryeministrit aktual është ai i vitit 2020.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se nuk është mirë që përsëri të përdoret metoda “Grenell” për ta marrë pushtetit.

Raci, i cili njihet edhe si përkrahës i VV-së, ka përmendur edhe shprehje të kryeministrit Kurti.

“Metoda ‘Grenell’ për ardhje në pushtet nuk është mirë të riprovohet. ‘Ndoshta mundesh, por pastaj nuk mundesh’”, ka shkruar Rraci.