Lajme

Radikali Sheshel ofron “zgjedhje” për Kosovën dhe Serbinë: Ne duhet të marrim 12 komuna

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:54 / 10 July 2022

Presidenti i SRS, Vojislav Sheshel tha se Serbia nuk duhet të dorëzohet nën presionin e Perëndimit lidhur me Kosovën.

Në një intervistë, Sheshel tha se nuk duhet të njihnin me asnjë kusht pavarësinë e Kosovës.

“Nuk duhet ta njohim pavarësinë e Kosovës, nuk duhet të vendosim sanksione ndaj Rusisë dhe nuk duhet ta lëmë Republikën Srpska të “mbytet” në Bosnje dhe Hercegovinën unitare,”- tha Vojislav Sheshelj për programin e mëngjesit të TV Pink.

Lideri radikal shpjegon se një kompromis për Kosovën është i mundur nëse serbët dhe shqiptarët ‘takohen’ në gjysmë të rrugës.

“Ata duan pavarësinë, dhe ne duam një shtet unitar. “Gjysma e rrugës” është një shkallë e lartë e autonomisë për Kosovën. 12 komunat serbe t’i aneksohen drejtpërdrejt Serbisë qendrore. Tani janë 10, por mendoj se Gorazhdeci duhet të shpallet komunë dhe t’i bashkëngjitet Pejës dhe e Gorës (Dragash). Shqiptarët do t’i kishin të gjitha të drejtat për komunat e mbetura, por dogana duhet të mbetet në duart e Serbisë,”-shtoi lideri radikal.

Sinulla on kotkan silmät: Tarkkaavainen kotkansilmäinen Arvoitus nerokkaimmille: Kuinka ratkaista yksinkertainen pulma, jota kaikki eivät pysty käsittelemään: Voitko löytää sanan "LOCK" 10 sekunnissa: pulma todellisille Mysteerinen luku: 1 prosenttia mestareista näkee sen 11 sekunnissa Tarkan katseen omaavat ihmiset löytävät 13-tunnin kellon arvoituksen Super Älykkyystesti: löydä 2 eroavaisuutta