Lajme

Raketat nga SHBA i blemë, Kajtazi: Tash duhet t’i përdorin ata që dezertuan në vitet 98-99

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:56 / 13 January 2024

Gazetari Vehbi Kajtazi nëpërmjet një postimi në Facebook ka komentuar mbi blerjen e armëve që Kosova e bëri nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai ka thënë se përveç fotografive me armë e uniforma, duhet të përmenden disa fakte.

Ai ka thënë se vetëm 1 përqind e popullit të Kosovës ka marrë pjesë në luftën çlirimtare të viteve 1998-1999 dhe ushtarët e UÇK-së pas luftës janë konsideruar armiku kryesor.

Tutje, ai ka përmendur dënimin me burgim ndaj Salih Mustafës nga Gjykata Speciale duke thënë se një pjesë e shoqërisë është e lumtur më këtë fakt.

Kajtazi ka përmendur deklarimet e ministrit të Financave, Hekuran Murati i cili kishte thënë se për Kosovën do të ishte më lirë të paguhen mercenarë.

Ai ka thënë se gjendja tashme është ndryshe pasi Kosova ka ushtri e cila është themeluar në një kohë kur s’do ta besonte askush dhe se Kosova duhet të vazhdojë të blejë armë.

Kajtazi thotë se duhet të ketë guxim për përdorimin e armëve, ngase ata që kanë luftuar në vitet 98-99 po përballen me drejtësinë, ndërsa sot duhet të luftojnë ata që dezertuan në vitet e luftës.