Lajme

Rama: Albini është një mik që e çmoj dhe respektoj, si kryeministër s’e mirëkuptoj dot

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:29 / 1 July 2023

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se nuk e mirëkupton dot kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, lidhur me reagimin e tij ndaj kërkesave të ndërkombëtarëve.

Rama ka thënë se Kurti është një mik që e çmon dhe respekton, por se nuk e mirëkupton për veprimet e tij si Kryeministër i Kosovës.

Ai ka thënë se beteja që ka me Kurtin s’është as personale e as politike, por konceptuale.

“Dua të ritheksoj, kjo është një betejë konceptuale. Kjo nuk është një betejë personale e as politike e imja me Albinin. Albini është një person të cilin unë e çmoj, është një mik të cilin unë e respektoj, por në këtë rast është Kryministri i Kosovës rë cilin unë nuk e mirëkuptoj dot. Ky është një ballafaqim krejt i hapur, krejt i sinqertë, krejt demokratik për një interes shumë të madh dhe ky nuk është thjeshtë interesi i Shtetit të Kosovës. Ky është interesi i kombit shqiptar”, ka thënë Rama.