Ballina

Rama: Albinit i shkruaj në WhatsApp, por rrallë ma kthen

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:08 / 6 July 2023

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka folur sërish rreth raporteve të tij me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Rama tha në Rubikon në Klan Kosova se Kurtit i shkruan edhe në ëhatsApp por se ai rralë ia kthen.

“Unë flas, ai dëgjon por nuk flet”, tha Rama.

“Rrallë ma kthen por s’ka lidhje është çështje komunikimi ose vazhdimisht e përsërit mesazhin e tij”, theksoi ai.

Kryeministri shqiptar ka kërkuar që të organizohet një konferencë për arritjen e marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.

“Një konferencë për mua, ku mbyllen dhe të mos dalin pa e mbaruar të gjithën”, theksoi kryeministri shqiptar në Klan Kosova.