1:12 / 15 May 2023
Ndërsa është në avantazh të madh kandidati i PS-së për Shkodrën, Benet Beci, kryeministri Rama ka bërë një postim në Facebook.
Ai shkruan se Shkodra ia ka ngrënë zemrën krejt ndërsa Beci është me rreth 10 mijë vota para kryebashkiakut aktual Bardh Spahia.
“Nadja e mir o Shkodër që krejt zemrën ma ke hangër…”, shkruan Rama.
Kujtojmë se Beci në këto zgjedhje është përkrahur nga fituesi i Big Brother Vip, Luiz Ejlli.