Lajme

Rama flet për zgjedhjet: Procesi ishte 100% shprehje e vullnetit të popullit

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
8:09 / 16 May 2025

Kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës për mediat me homologen daneze, u pyet për raportin e BE-së për Shqipërinë.

Një gazetar i mediave ndërkombëtare e pyeti kryeministrin Rama në lidhje mbi një paragraf të raportit të BE ku flitet për një “lojë të pabarabartë” në zgjedhje.

Rama u përgjigj se ato rreshta janë shkëputur nga një pasazh më i gjatë, ku në tërësi flitet pozitivisht ndërsa theksoi se procesi zgjedhor në Shqipëri ishte një shprehje 100 përqind e vullnetit të popullit shqiptar.“Më duhet të them që ajo çfarë cituat janë pak fjali të një deklarate shumë më të gjatë, ku praktikisht përshëndeti zgjedhjet shqiptare.

Raporti i është referuar kritikave të raportit paraprak, që ka nevojë për shqyrtim. Dëshiroj të theksoj se zgjedhjet shqiptare janë shprehje e vullnetit të popullit shqiptar 100 përqind. Kritikat duhet të përmirësohen, nuk ka diskutim. Procesi ynë zgjedhor nuk është si në Danimarkë, por është në pajtim me standardet e OSBE-ODIHR”, tha Rama.