Lajme

Rama ironizon BE-në: Shpresoj që Ukraina të mos mbetet kandidate për 117 vjet

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
2:41 / 25 June 2022

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u shpreh i lumtur që Ukrainës iu dha statusi i vendit kandidat nga Bashkimi Evropian, por tha se ukrainasit nuk duhet të krijojnë shumë iluzione.

Gjatë një fjalimi në Forumin Evropian Wachau, për temën “Ruajtja e së ardhmes së Evropës dhe zgjerimi i BE-së”, zhvilluar në Vjenë të Austrisë, Rama theksoi se Shqipëria ka tetë vjet që është vend kandidat dhe shpreson që për Ukrainën të mos jenë 117 vjet.

“Jemi shumë të lumtur që Ukraina mori statusin e vendit kandidat, por shpresoj që ukrainasit të mos kenë shumë iluzone për atë që morën. Morën një ilaç kundër depresionit, që është mirë për moralin dhe për hormonet, për një farë kohe. I duhet të përballet me realitetin me të cilin përballet Maqedonia e Veriut. Shpresoj që ukrainasit të marrin në konsideratë dhe të shohin Maqedoninë e Veriut, 17 vjet vend kandidat. Ata ndryshuan edhe emrin.  Shqipëria numëron tetë vjet, nuk është mjaftueshëm. Shpresoj që për Ukrainën të mos jetë 117 vjet”, është shprehur Rama.

Ndër të tjera, Rama u ndal sërish te vetoja e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut, çka pengoi edhe Shqipërinë në mos hapjen e negociatave.

Sipas Ramës, ajo që ndodhi me Bullgarinë ishte simboli, sesi zgjerimi është transformuar në një mjet për të marrë peng shtete të tjera, për hir të problemeve të brendshme.