Lajme

“Rama mos të bëhet ndërmjetësues, i kemi ndërkombëtarët”

Ministrja Hajdari deklarohet për aksidentin e sotëm: Një fëmijë u përplas në veturën time
4:44 / 8 July 2023

Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka komentuar raportet ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe atij të Shqipërisë, Edi Ramës.

Ai ka thënë se Kosova nuk ka nevojë që ky i fundit të jetë ndërmjetësues, sepse për atë çështje janë Bashkimi Evropian dhe amerikanët…Vazhdon poshtë reklames…

Bahtiri: Rama nuk mund të bëhet lider ballkanik nëpërmjet Kurtit

“Rama nuk mund të bëhet lider ballkanik nëpërmjet Kurtit, ky është problemi, edhe e dyta nuk mund të jetë palë, po duhet me qenë një gjuhë e përbashkët, që t’i jep fuqi procesit, dhe duhet të jetë në pjesën ku është Albin Kurti, kurse për ndërmjetësues ne i kemi të Bashkimit Evropian dhe amerikanët, nuk ka nevojë që ai të na ndërmjetësojë diku, nuk mundet me i fol Beogradit qysh ka pas dëshirë çdoherë me fol me Tiranën, por duhet të flasë me Prishtinën”, tha ai.